arrow

news

Takimi i Rektorit tė Universitetit “Epoka” me Ambasadorin britanik nė Tiranė

December 10th, 2015

Takimi i Rektorit tė Universitetit “Epoka” me Ambasadorin britanik nė Tiranė

Takimi i Rektorit tė Universitetit “Epoka” me Ambasadorin britanik nė Tiranė

Më 10 dhjetor 2015, Ambasadori britanik në Tiranë, z. Nicholas Cannon, zhvilloi një vizitë në  Universitetin “Epoka”, ku u mirëprit nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Güngör Turan.  Gjatë takimit të zhvilluar me këtë rast, Prof. Turan informoi Ambasadorin në lidhje me situatën e  përgjithshme të aktiviteteve akademike dhe kërkimore të zhvilluara nga Universiteti “Epoka” si  dhe rreth planeve afatmesme të zhvillimit institucional. Diskutimet u përqendruan gjithashtu në  mundësitë e bashkëpunimit dypalësh, duke u mbështetur në bashkëpunimin e frytshëm të  vendosur me Këshillin Britanik në Shqipëri.  Z. Cannon vlerësoi Universitetin “Epoka” si një institucion me cilësi të lartë që promovon vlera të  forta akademike dhe shprehu mbështetjen e tij për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit  dypalësh.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share