arrow

news

Takimi i dytė i projektit Erasmus+ K-FORCE, u zhvillua mė 23-24 shkurt 2017 nė Tiranė, Shqipėri.

February 28th, 2017

Takimi i dytė i projektit Erasmus+ K-FORCE, u zhvillua mė 23-24 shkurt 2017 nė Tiranė, Shqipėri.

Takimi i dytė i projektit Erasmus+ K-FORCE, u zhvillua mė 23-24 shkurt 2017 nė Tiranė, Shqipėri.

Partnerët nga Shqipëria, Universiteti i Tiranës (UT) dhe Universiteti Epoka, respektivisht, organizuan eventin dy-ditor të projektit K-FORCE. Dita e 1,  data 23 shkurt, u organizua nga Departamenti i Financës, Universiteti i Tiranës dhe dita e 2,  data 24 shkurt, u organizua nga Universiteti Epoka.
Gjatë ditës së parë, partnerët pjesëmarrës prezantuan rezultatet e tyre paraprake të detyrave të caktuara për zbatimin e projektit K-FORCE. Hulumtimi kryesor në kuadër të projektit u prezantua në formën e raporteve të shkurtra prezantimit të paketës së punës si i) nevoja për krijimin e programit master (apo modul) në vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbi, Bosnje & Hercegovinë, Shqipëri) dhe rezultatet përkatëse të tyre nga procesi i të mësuarit ii ) Analiza dhe të dakordësi për modalitetet e përdorimit të TIK-ut për mësimin elektronik (platformë e të mësuarit TIK në mënyrë fleksibël, biblioteka elektronike, softuer, materiale lidhur me të mësuarit, procedurat dhe hapat e veprimit për zgjedhjen e materialeve për bibliotekën elektronike). Përveç kësaj, u diskutua mbi një afat kohor, pritshmëritë dhe përmbajtjen për ngjarjeve të ardhshme K-FORCE në vitin 2017. Pas takimit të parë ditor, u zhvillua një turne në qytetin e Durrësit nga mikpritësit (UT dhe Universiteti Epoka) dhe më pas u shtrua një darkë e përbashkët sociale - në qytetin e Durrësit.
Gjatë ditës së dytë, partnerët pjesëmarrës prezantuan rezultatet e tyre paraprake të tilla si i) Miratimi i Planit të Shpërndarjes, Plani i Cilësisë, Plani i Rrezikut të projektit ii) Prezantimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor (ËBC) Kuadri Ligjor Kombëtar i Kualifikimit në krahasim me Kuadrin Ligjor Evropian të Kualifikimin (KEK) iii) Prezantimi i rregullave të akreditimit WBC. Përfaqësuesit e WBC HEI (Universiteti i Novi Sadit, Shkolla e Lartë Teknike e Studimeve Profesionale në Novi Sad, Universiteti i Tuzlës, Universiteti I Banja Lukës, Universiteti i Tiranës, Universiteti EPOKA) ranë dakord për të vazhduar me planet e akreditimit të programit master (modulit), blerjen e pajisjeve për MP / Laboratorët Mësimor, iii) shpërndarjen e detajuar të planit të detyrave / Veprimit për periudhën e ardhshme.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share