arrow

news

Takim me pėrfaqėsuesit e Universitetit tė Prishtinės “Hasan Prishtina”

June 8th, 2015

Takim me pėrfaqėsuesit e Universitetit tė Prishtinės “Hasan Prishtina”

Takim me pėrfaqėsuesit e Universitetit tė Prishtinės “Hasan Prishtina”

Më 4 qershor 2015, Përgjegjësja e Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare Zj. Alba Gërdeci dhe Përgjegjësja e Zyrës së Kërkimeve dhe Projekteve Zj. Diturije Ismaili, shoqëruar nga anëtarët e Këshillit Studentor dhe anëtarë të klubeve studentore përkatësisht të Klubit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Klubit të Projekteve, vizituan Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Fillimisht grupi zhvilloi një takim me Prorektorin, Prof. Dr. Arbnor Pajaziti, i cili shkurtimisht prezantoi arritjet dhe projektet e ardhshme të Universitetit të Prishtinës dhe në të njëjtën kohë shprehu dëshirën për të rritur bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët, si në aspektin e mësimdhënies ashtu edhe të punës kërkimore, si dhe mes vetë studentëve. Përfaqësuesit e Universitetit Epoka në fjalën e tyre paraqitën disa detaje mbi zhvillimin e universitetit dhe theksuan disa nga fushat ku të dy universitetet mund të bashkëpunojnë veçanërisht, të tilla si shkëmbimi i stafit dhe studentëve dhe aktivitetet e përbashkëta kërkimore.

Gjatë takimit, grupi nga Universiteti Epoka, shprehu urimet për Presidentin e sapozgjedhur të Unionit të Studentëve në Universitetin e Prishtinës, Z. Egzon Daku , i cili prezantoi disa nga arritjet e deritanishme të Unionit dhe projektet për të ardhmen. Ai deklaroi se Unioni është i gatshëm për të bashkëpunuar në projekte konkrete me Këshillin Studentor të Universitetit Epoka dhe prezantoi projektin ambicioz për të krijuar një union përfaqësues të studentëve shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi me synimin që të jetë zëri i studentëve shqiptarë në ZEAL.

Pas takimit zyrtar dhe vizitës në kampusin e Universitetit, vizitorët u zhvendosën në një ambient më miqësor, ku studentët patën mundësinë për tu çlodhur dhe për të diskutuar gjerësisht mbi mënyrën e rritjes së bashkëpunimit midis universiteteve, veçanërisht në nivel studentor.

Pas Universitetit të Prishtinës, grupi vizitoi Memorialin e Adem Jasharit, në Prekaz, ku gjenden shtëpitë e shkatërruara gjatë luftës dhe varret e 56 anëtarëve të familjes, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët u vranë brutalisht në vitin 1998.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share