arrow

news

Takim i Rektorit tė Universitetit “Epoka” me z.Martin Dietz dhe z. Ardian Haēkaj

October 28th, 2015

Takim i Rektorit tė Universitetit “Epoka” me z.Martin Dietz dhe z. Ardian Haēkaj

Takim i Rektorit tė Universitetit “Epoka” me z.Martin Dietz dhe z. Ardian Haēkaj

Më 28 tetor 2015, Rektori i Universitetit “Epoka”, Prof. Dr. Güngör Turan, zhvilloi një takim në mjediset e Universitetit me z. Martin Dietz, Këshilltar i Lartë në Helvetas Swiss Intercooperation dhe z. Ardian Haçkaj nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI).

Gjatë takimit, z. Dietz ofroi një informacion të përgjithshëm rreth projektit PERFORM, i cili financohet nga Helvetas dhe bashkërendohet nga CDI. Si një projekt afatgjatë, PERFORM synon rritjen e cilësisë së hulumtimit në shkencat shoqërore dhe krijimin e një lidhjeje sistematike ndërmjet këtij kërkimi dhe politikëbërjes, përmes edhe themelimit të platformave dhe forumeve ku studiuesit dhe hartuesit e politikave mund të ndërveprojnë në Shqipëri si dhe në vendet e tjera të rajonit.

Z. Dietz dhe z. Haçkaj vlerësuan cilësinë e arsimit të ofruar nga Universiteti “Epoka” si dhe angazhimin dhe mbështetjen që Universiteti jep për përmirësimin e mëtejshëm të produkteve të hulumtimit shkencor nga stafi akademik, duke shprehur njëkohësisht edhe besimin e tyre se përfshirja aktive e Universitetit “Epoka” në këtë projekt do të rezultojë e dobishme si për vetë Universitetin ashtu edhe për suksesin e projektit PERFORM.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share