arrow

news

Takim i Rektorit tė Universitetit “Epoka” me Ambasadorin britanik nė Tiranė

November 3rd, 2015

Takim i Rektorit tė Universitetit “Epoka” me Ambasadorin britanik nė Tiranė

Takim i Rektorit tė Universitetit “Epoka” me Ambasadorin britanik nė Tiranė

Më 3 nëntor 2015, Rektori i Universitetit “Epoka”, Prof. Dr. Güngör Turan, zhvilloi një takim me ambasadorin britanik në Tiranë, z. Nicholas Cannon. Prof. Turan i paraqiti z. Ambasador një informacion të përgjithshëm mbi aktivitetet e mësimdhënies dhe të hulumtimit shkencor të kryera nga Universiteti “Epoka” si dhe mbi përgatitjet institucionale në lidhje me sigurimin e pajtueshmërisë së plotë me dispozitat e ligjit të ri për arsimin e lartë.

Nga ana tjetër, z. Cannon theksoi rolin që Ambasada Britanike dhe Këshilli Britanik kanë luajtur në lidhje me vlerësimin e jashtëm dhe akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë (IAL) në Shqipëri nga një agjenci prestigjioze britanike e akreditimit, si dhe në lidhje me ngritjen e mekanizmave të qëndrueshëm për sigurimin e cilësisë në IAL-të shqiptare. Z. Cannon vlerësoi gjithashtu Universitetin “Epoka” si një institucion me cilësi të lartë dhe gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të frytshëm të vendosur ndërmjet Këshillit Britanik dhe Universitetit “Epoka”.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share