arrow

news

Takim i Dekanit tė Fakultetit tė Arkitekturės dhe Inxhinierisė Assoc.Prof.Dr. Huseyin Bilgin takohet me Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Emergjencave Civile Z.Shemsi Prenēi nėe Universitetin Epoka

December 22nd, 2014

Më 18 Dhjetor, Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë Assoc.Prof.Dr. Huseyin Bilgin zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile në Shqipëri Z. Shemsi Prençi, i shoqëruar dhe me Drejtorin për Planifikimin dhe Kordinimin e Emergjencave Civile Z. Maksimilian Dhima. Ne takim u diskutua parimisht mbi bashkëpunimin midis dy institucioneve dhe përgatitjen e një Memorandumi Bashkëpunimi të përbashkët në ditët në vijim.
Dekani i Fakultetit, Z.Bilgin theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla ndërmjet dy institucioneve pasi aktivitete të tilla të organizuara në fokusin e emergjencave civile janë shumë të rëndësishme për ndikimin social. Ato sigurojnë  rritje të vëmendjes  së studentëve dhe angazhimin e tyre në rastet e emergjencave civile në Shqipëri.
Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave, Z.Prençi mirepriti bashkëpunimin dhe në të njëjtën kohë vlerësoi rolin që Universiteti Epoka luan në ruajtjen dhe përmirësimin e standardeve të edukimit në Shqipëri.
Së fundmi, Z.Prençi shprehu vlerësimin e tij të veçantë për Universitetin Epoka si një institucion i rëndësishëm dhe serioz në fushën e arsimit në Shqipëri.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share