arrow

news

Suksese tė gjithė maturantėve nė provimet e Maturės Shtetėrore!

May 31st, 2013

Për 45 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë, Provimet e Maturës Shtetërore janë kurorëzimi i suksesit të një rrugëtimi të gjatë në rrugën e shkollimit dhe dijes dhe padyshim ditë të rëndësishme dhe vendimtare për të ardhmen e secilit prej tyre. Në suksesin e gjithsecilit prej të rejave dhe të rinjve, një falenderim dhe mirënjohje të veçantë meritojnë dhe mësuesit, udhërrëfyesit dhe mbështetësit kryesore në rrugën e suksesit. Me këtë rast i gjithë stafi i Universitetit Epoka u uron të gjithë maturantëve suksese në provimet e Maturës Shtetërore!


Jemi të vetëdijshëm që mundësitë dhe alternativat që ofrohen për të zgjedhur programet e studimeve universitare dhe institucionet arsimit të lartë janë të shumta. Që nga dita e parë e aktivitetit të tij, si pjesë e një institucioni arsimor me një traditë të gjatë dhe të suksesshme në fushën e arsimit, përmes aplikimit të metodave cilësore të mësimdhënies, infrastrukturës moderne bazuar në aplikimin e metodave dhe tekonologjisë më të avancuar, Universiteti Epoka është jo vetëm zgjedhja e parë e studentëve më të mirë në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, por dhe mbështetësi kryesor i studentëve të suksesshëm.

Duke patur si pritoritet regjistrimin e studentëve me rezultate të larta, Universiteti Epoka vlerëson meritat dhe suksesin e secilit prej maturantëve, përmes bursave për më të mirët për të gjithë kohëzgjatjen normale të studimeve të tyre si më poshtë:

Bursa për 3000 më të mirët e Provimit të Maturës Shtetërore

1 – 1000 » 100%
1001 – 2000 » 75%
2001 – 3000 » 50%

Suksese!

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share