arrow

news

Studimet e Doktoraturės pėr vitin akademik 2014-2015, mblidhen Kėshillat e Profesorėve tė Fakulteteve

November 10th, 2014

Më 8 nëntor 2014, Këshillat e Profesorëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë si dhe të Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative të Universitetit “Epoka” zhvilluan mbledhjet e radhës në Stamboll, Turqi.
Bazuar në dispozitat e legjislacionit shqiptar të arsimit të lartë, Këshilli i Profesorëve është njësia kryesore përgjegjëse për organizimin dhe zhvillimin e  studimeve të Doktoratës dhe në këtë kontekst, anëtarët e Këshillit  vlerësuan  kërkesat për regjistrim në programet e Doktoratës të ofruara nga Universitetit Epoka si dhe vendosën në lidhje me pranimin e kandidatëve.
Mbështetur në Urdhërin  Nr.565, datë 19.11.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Universiteti Epoka është licencuar për ofrimin e programeve të studimit të Doktoratës duke filluar nga viti akademik 2012- 2013 në degët e mëposhtme:
•    Arkitekturë;
•    Inxhinieri Ndërtimi;
•    Inxhinieri Kompjuterike;
•    Ekonomiks në profilet “Ekonomiks” dhe “Financë-Bankë”;
•    Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;
•    Administrim Biznesi
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share