arrow

news

Studimet e Doktoraturės, mblidhen Kėshillat e Profesorėve tė Fakulteteve

March 27th, 2015

Studimet e Doktoraturės, mblidhen Kėshillat e Profesorėve tė Fakulteteve

Studimet e Doktoraturės, mblidhen Kėshillat e Profesorėve tė Fakulteteve

Më 27 mars 2015, Këshillat e Profesorëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë si dhe të Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative të Universitetit “Epoka” zhvilluan mbledhjet e radhës në mjediset e Universitetit. Ofrimi i programeve të Doktoratës në Universitetin “Epoka” mbështeten nga dy institucione të huaja të arsimit të lartë, Universiteti Pamukkale dhe Universiteti i Stambollit në Turqi.
Bazuar në dispozitat e legjislacionit shqiptar të arsimit të lartë, Këshilli i Profesorëve është njësia kryesore përgjegjëse për organizimin dhe zhvillimin e  studimeve të Doktoratës dhe në këtë kontekst, anëtarët e Këshillit  vlerësuan  kërkesat për regjistrim në programet e Doktoratës të ofruara nga Universitetit “Epoka”  si dhe vendosën në lidhje me pranimin e kandidatëve.
Mbështetur në Urdhërin  Nr.565, datë 19.11.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Universiteti “Epoka” është licencuar për ofrimin e programeve të studimit të Doktoratës duke filluar nga viti akademik 2012- 2013 në degët e mëposhtme:
1. Arkitekturë;
2. Inxhinieri Ndërtimi;
3. Inxhinieri Kompjuterike;
4. Ekonomiks në profilet “Ekonomiks” dhe “Financë-Bankë”;
5. Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;
6. Administrim Biznesi
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share