arrow

news

Studimet e Doktoraturės, mblidhen Kėshillat e Profesorėve tė Fakulteteve

December 18th, 2013

Më 13 dhjetor 2013, Këshillat e Profesorëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë si dhe të Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative të Universitetit Epoka zhvilluan mbledhjet e radhës në mjediset e Universitetit Pamukkale në Denizli, Turqi. Universiteti Pamukkale dhe Universiteti i Stambollit përfaqësojnë dy institucione të huaja të arsimit të lartë të cilat mbështesin Universitetin Epoka në ofrimin e programeve të Doktoratës.

Bazuar në dispozitat e legjislacionit shqiptar të arsimit të lartë, Këshilli i Profesorëve është njësia kryesore përgjegjëse për organizimin dhe zhvillimin e  studimeve të Doktoratës dhe në këtë kontekst, anëtarët e Këshillit  vlerësuan  kërkesat për regjistrim në programet e Doktoratës të ofruara nga Universitetit Epoka si dhe vendosën në lidhje me pranimin e kandidatëve.

Mbështetur në Urdhërin  Nr.565, datë 19.11.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Universiteti Epoka është licencuar për ofrimin e programeve të studimit të Doktoratës duke filluar nga viti akademik 2012- 2013 në degët e mëposhtme:

  • Arkitekturë;
  • Inxhinieri Ndërtimi;
  • Inxhinieri Kompjuterike;
  • Ekonomiks në profilet “Ekonomiks” dhe “Financë-Bankë”;
  • Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;
  • Administrim Biznesi

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share