arrow

news

Studentėt Epoka jetojnė dhe festojnė eko nė ditėn e parė tė verės

March 14th, 2015

Studentėt Epoka jetojnė dhe festojnė eko nė ditėn e parė tė verės

Studentėt Epoka jetojnė dhe festojnė eko nė ditėn e parė tė verės

Festimi i ditës së parë të verës, më 14 mars, është bërë një traditë në Shqipëri. Përtej faktit që  Elbasani është në qendër të festimeve, me "ballokumen" biskotën e tyre të famshme, organizime masive u zhvilluan dhe në Tiranë. Sheshi Nënë Tereza u shndërrua në një ekspozitë me temë 'Jeto Eko, festo Eko' dhe mblodhi shumë organizata dhe operatorë të tjerë me stenda të fokusuara në aktivitetet e riciklimit apo sende të riciklueshme.
Studentët e klubeve të Universitetit Epoka prodhuan dhe ekspozuan luleshtrydhe dhe lule të mbjella në shishe plastike, vepra graffiti dhe ebru që prodhoheshin aty per aty. Një tërheqje për publikun ishte nje stol I bërë me gomave makinash i mbjellëe me dy pemë limoni, pra tërësisht eko. Stenda Epoka synonte të përcjellë mesazhin se përmes disa elementeve bazë të dala nge perdorimi i tyre fillestar mund të prodhohen objekte krejtësisht të reja dhe të dobishme. Ky proces rrit kreativitetin veçanërisht tek fëmijët, edukon qytetarët dhe krijon një të ardhme më të mirë mjedisore për brezat e ardhshëm.
Gjatë kësaj ekspozite Epoka ndërmori nismën e ngritjes së një fond solidariteti. Kështu disa nga artikujt e ekspozuara në stendë janë shitur me çmime simbolike dhe fondet do të përdoren për projekte që synojnë rritjen e mirëqënies në grupet vulnerabël. Një donacion u bë nga Ministri i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale, Z. Erion Veliaj, i cili vlerësoi studentët e Universitetit Epoka për punën e mirë dhe bleu punime në teknikën grafiti, ekspozuar në stendën Epoka. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Lulzim Basha dhe vajza e saj e vogël gjithashtu shprehen interes mbi shishet plastike të mbjella me lule.
Stenda u vizitua dhe nga profesionistë që ishin të interesuar për interior dizajn të ofruar nga studentët e Universitetit Epoka për mjediset e tyre private dhe të biznesit, si dhe një botues të gatshëm të shfaqë artikujt e ekspozuar në një revistë profesionale.
Bazuar në filozofinë e Universitetit Epoka  mbi kombinimin 'edukim-kërkim-kontribut ndaj shoqërisë " kjo ditë do të mbahet mend nga studentët pjesëmarrës si një ditë plot gjallëri. Studentët shijuan muzikë live dhe përdoren biçikletat përgjatë bulevardit që për atë ditë ishte i lirë nga çdo automjet. Ata ndanë dhe morën entuziazmin dhe padurimin e qytetarëve të Tiranës për të jetuar eko.
 
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share