arrow

news

Studentėt e Universitetit Epoka vlerėsohen nė eventin e katėrt “Startup Live Tirana”

May 18th, 2015

Studentėt e Universitetit Epoka vlerėsohen nė eventin e katėrt “Startup Live Tirana”

Studentėt e Universitetit Epoka vlerėsohen nė eventin e katėrt “Startup Live Tirana”

Studentët e Universitetit Epoka morën pjesë në eventin e katërt “Startup Live Tirana” të organizuar nga “Unique Junior Enterprise”. Eventet Startup Live simbolizojnë ide të reja, branding të mprehtë dhe PR të shkëlqyer, të cilët ndër vite kanë organizuar më shumë se 50 evente në 35 shtete me rreth 5.500 pjesëmarrës.
“Startup Live Tirana” – 4 u zhvillua gjatë 15-17 maj 2015, ku morën pjesë 19 skuadra. Universiteti Epoka u paraqit nëpërmjet dy skuadrave me dy platformat e tyre, të cilat tërhoqën vëmendjen e jurisë dhe audiences.
Applikacioni #sharealbania, një plaftormë kjo e zhvilluar nga studentët Epoka, Klaudio Imeraj, Geldi Belba dhe Frenkli Misja, ishte një nga projektet e këtij konkursi. Ky aplikacion, i cili mund të shkarkohet pa pagesë në Google Play Store (dhe së shpejti edhe në App.Store), është një platform që ka për qëllim promovimin e vlerave turistike të Shqipërisë duke bashkuar tre element: promovimin e turizmit shqiptar, turistët dhe bizneset locale. Aplikacioni #sharealbania u vlerësua me çmimin AIDA prej 300,000 Lekë.
Rest.al ishte projekti tjetër i zhvilluar nga studentët e Epokës, Edlira Dede, Erjon Skënderi, Gjergji SEvo dhe Suada Makishti. Kjo platform u zhvillua për t’u mundësuar informacionin e nevojshëm të gjithëve të cilët kërkojnë restorante apo shtëpi pushimi në zonën ku ata gjenden. Përdorimi i tij është shumë i gjerë dhe nuk përdoret vetëm nga vendasit, por në të njëjtën kohë është shumë i vyer edhe për turistët që vizitojnë Shqipërinë. Rest.al është një aplikacion web-i si edhe Android, i cili shërben si një urë ndërmjet përdoruesve dhe bizneset. Ky project mori çmimin e tretë “Startup Live Tirana”.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share