arrow

news

Studentėt e Universitetit Epoka pjesmarrės nė finale e konkursit “University Award 2014”

July 4th, 2014

Studentët e Universitetit Epoka me datë 3 korrik 2014 morën pjesë në konkursin “University Award 2014”, një konkurs për projektin më të mirë për skemat e shpërblimit të komsumatorëve besnikë në sektorin bankar shqiptar. Më datë 3 korrik u zhvillua dhe faza finale e prezantimeve të punës së studentëve pjesmarrës në këtë konkurs.

Pjesëmarrësit ishin të ndarë në 6 grupe me nga 2 studentë të zgjedhur nga përfaqësuesit e burimeve Njerëzore të Bankës Intesa San Paolo Bank nga rreth 300 studentë të interesuar për këtë konkurs. Universiteti Epoka në këtë fazë përfaqësohej nga 2 grupe studentëësh, të cilët përfaqësuan denjësisht atë. Studentët që ishin pjesë e konkursit, përbëhej: Grupi I Armela Dana dhe Besjana Laçi dhe Grupi II Elena Pici dhe Jona Hoxhaj. Studentët e Universitetit Epoka u vlerësuan nga juria për aftësitë e tyre prezantuese dhe prezantim shumë cilësor të projekteve.

Në fund të konkursit për fjalimet përmbyllëse të ftuar ishin Ministri i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Erjon Veliaj, Ambasadori i Italisë Shkelqësia e Tij, Massimo Gaiani dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani. Të pranishmit vlerësuan iniciativën në fjalë si shumë të rëndësishme, ndërkohë që përgëzuan studentët për projektet e paraqitura, të cilët sipas tyre kalonin pritshmëritë e vetë organizatorëve dhe jurisë së këtij konkursi. 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share