arrow

news

Studentėt e Universitetit Epoka, pėr herė tė dytė nė finalet e “Imagine Cup Albania 2013”

March 16th, 2013

Studentėt e Universitetit Epoka, pėr herė tė dytė nė finalet e “Imagine Cup Albania 2013”

Studentėt e Universitetit Epoka, pėr herė tė dytė nė finalet e “Imagine Cup Albania 2013”

Për të dytën herë rradhazi studentët e Universitetit marrin pjesë me dy projekte të ndryshme në fazën finale të “Imagine Cup Albania 2013”, aktivitet i cili organizua me datë 15 Mars 2013 në ambientet e Hotel Sheraton Tirana. Universiteti Epoka u paraqit në fazën finale me dy projekte "Albanian Business Search" i cili u prezantua nga Xheni Abedini, Stivi Ajazi, Arjola Grembi dhe Sabri Nuzi dhe projekti i dytë "Ecobooth" i cili u prezantua nga Sabah Bushi, Oriola Gjetaj dhe Egi Shijaku.

Projekti "Albanian Business Search" ka si qëllim kryesor të ndihmojë njerëzit dhe në publikimin e kontakteve dhe adresave të tyre nëpërmjet portaleve në internet. Ideja është e ngjashme me konceptin e Yelloë Pages, por projekti në fjalë përmbante më shumë funksionalitet dhe është një version onlinë pa pagesë.

Ndërkohë projekti i dytë “Ecobooth” është një aplikacion i cili ka për qëllim të kontribuojë në pastrimin e ambientit rreth nesh. Ky aplikacion përdor avantazhet që kanë celularet smartphone, duke fotografuar ambientet e ndotura dhe më pas fotografitë dërgohen në institucionet publiket përmes aplikacionit Ecobooth. Më pas institucioni publik përkatës kontakton me firmën përgjegjëse të pastrimit që të procedojë me pastrimin e zonës së raportuar si e ndotur. Aplikacioni në fjalë përdor teknologjinë .NET C# dhe Ëindoës Mobile për aplikacionet e celularit dhe për pjesën tjetër të Ëeb Server.

Imagine Cup është një kompeticion vjetor, i cili sponsorizohet nga Microsoft Corp. dhe që bashkon teknologët e rinj ndërkombëtar me qëllim që të kontribuojnë në zgjidhjen e disa prej sfidave më të vështira në botë. Imagine Cup përfshin pesë gara të medha të teknologjisë, duke përfshirë Softëare Design, dhe katër sfidat (edhe pse numri i sfidave është përditësuar çdo vit). Të gjithë konkurrentët ideojnë projekte të cilat i paraqiten Imagine Cup: "Imagjinoni një botë ku teknologjia ndihmon zgjidhjen e problemeve të vështira". Imagine Cup ka nisur që në vitin 2003 dhe ka patur një rritje të madhe të numrit të pjesmarrësve. Në vitin 2012 në këtë konkurs kanë marrë pjesë 35800 konkurentë nga 183 shtete të ndryshme të botës. Finalet e Imagine Cup janë zhvilluar në mbarë botën. Faza finale ndërkombëtare e Imagine Cup do të zhvillohet në Rusi në muajin korrik të 2013.

Ky është viti i dytë i organizimit të Imagine Cup-Albania. Ky aktivitet është një mundësi që profesionistët e rinj në të gjithë vendin të konkurojnë me bashkëmoshatarët e tyre të të njëjtit nivel si dhe të njihen me aftësitë teknike të udhëheqësve të industrisë dhe botës akademike. Përveç konkursit kombëtar, skuadrat pjesmarrëse mund të aplikojnë edhe në finale ndërkombëtare, dhe nëse kalojnë fazën e përzgjedhjes mund të jenë pjesmarrës në finale ndërkombëtare të “Imagine Cup, e cila do të zhvillohet me 12 korrik 2013 në Rusi.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share