arrow

news

Studentėt e Universitetit Epoka Njihen me Amerikėn

February 4th, 2015

Studentėt e Universitetit Epoka Njihen me Amerikėn

Studentėt e Universitetit Epoka Njihen me Amerikėn

Më 4 shkurt, një grup studentësh dhe profesoresha e tyre nga universiteti Epoka në Tiranë vizituan Ambasadën Amerikane. Ky grup nxënësish përfaqëson Klubin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të universitetit të tyre, themeluar në vitin 2013. Qëllimi i Klubit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare është nxitja dhe promovimi i shkëmbimeve kulturore dhe intelektuale midis anëtarëve të tij, si dhe rritja e ndërgjegjësimit të studentëve mbi çështjet ndërkombëtare.
Studentët vizituan Qendrën e Burimit të Informacionit, ku u takuan me disa nga zyrtarët e Ambasadës. Drejtoresha e Zyrës së Burimit të Informacionit, Matilda Vangjeli u foli atyre mbi Këndeve Amerikane në Shqipëri, burimet e tyre, si dhe promovoi një nga burimet më të mëdha të informacionit online, eLibrary USA.
Zëvendës Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Brian Street u tregoi se si nisi karriera e tij për Departamentin e Shtetit dhe mbi punën e tij në Shqipëri. Brian foli gjithashtu edhe për mundësitë e arsimit dhe programet e shumta të shkëmbimit që ofrohen për ta. 
Andrea Wells, një nga zyrtaret e Zyrës Rajonale për Sigurimin foli mbi profesionin e saj në Departamentin e Shtetit dhe se si ndryshon puna që ajo bën në vende dhe eksperienca të ndryshme. Ajo foli mbi vështirësitë e punës në Ambasadat që ndodhen në vende në rrezik dhe se si kjo punë ndihmon në rritjen personale dhe profesionale. Andrea iu përgjigj shumë prej pyetjeve të nxënësve kuriozë mbi karrierën e saj, shkollimin që ajo ka ndjekur dhe se si ai e ka ndihmuar në pozicionin ku ajo sot ndodhet. Nxënësit e përfunduan vizitën me foton tradicionale në grup, në shkallët e Ambasadës.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share