arrow

news

Studentėt e Universitetit Epoka morėn pjesė nė aktivitetin me titull “Tė njohim tė shkuarėn pėr tė vlerėsuar tė ardhmen”

March 13th, 2014

Studentėt e Universitetit Epoka morėn pjesė nė aktivitetin me titull “Tė njohim tė shkuarėn pėr tė vlerėsuar tė ardhmen”

Studentėt e Universitetit Epoka morėn pjesė nė aktivitetin me titull “Tė njohim tė shkuarėn pėr tė vlerėsuar tė ardhmen”

Studentët e Universitetit Epoka morën pjesë në aktivitetin me titull “Të njohim të shkuarën për të vlerësuar të ardhmen” të organizuar më 10 mars 2014 nga Qendra e Informimit e BE-së (EUIC) me praninë e kreut të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadorit Ettore Sequi dhe z. Blendi Fevziu, gazetar dhe analist i njohur shqiptar.

Në takim u shfaq dokumentari “Diktatori” prodhuar nga z. Fevziu, ku shfaqen momente kyçe të regjimit komunist në Shqipëri, çka përbënte edhe një pikë reference për aktivitetin.

Gjatë takimit u nënvizua roli i rëndësishëm që luan brezi i ri në demokratizimin dhe zhvillimin e vendit.

Ambasadori Sequi e hapi takimin, duke mirëseardhur z. Fevziu dhe studentët në Qendrën e Informimit të BE-së. Gjatë fjalës së tij, ai tha: “ Brezi juaj do të luajë – dhe po luan tashmë – një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin politik, ekonomik dhe shoqëror të vendit tuaj. Pikërisht për këtë arsye BE-ja, jo vetëm mbështet aksionet rinore që rrisin kapacitetet dhe njohuritë e brezit tuaj, por gjithashtu ndjek një politikë të qartë për mbështetjen e formimit intelektual”.

Z. Fevziu bëri një paraqitje të shkurtër të dokumentarit dhe foli me studentët rreth revolucionit demokratik të studentëve shqiptarë në fillimet e 1990, protagonist i të cilit ishte edhe ai vetë.

Takimi vijoi me një sesion pyetjesh e përgjigjesh ndërmjet të ftuarve, që u moderua nga znj. Vjosa Berisha, menaxhere e projektit në EUIC.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share