arrow

news

Studentėt e Universitetit “Epoka” marrin pjesė nė Konkursin Kombėtar pėr tė Drejtėn e Autorit dhe tė drejtat e lidhura me tė

April 29th, 2015

Studentėt e Universitetit “Epoka” marrin pjesė nė Konkursin Kombėtar pėr tė Drejtėn e Autorit dhe tė drejtat e lidhura me tė

Studentėt e Universitetit “Epoka” marrin pjesė nė Konkursin Kombėtar pėr tė Drejtėn e Autorit dhe tė drejtat e lidhura me tė

Studentët e Universitetit “Epoka”, përkatësisht Morena Sheta – Departamenti Ekonomiks dhe Erilda Duzha – Departamenti i Administrim Biznesit, në vijim të shpalljes si fituese në rang Universiteti me datë 16 prill 2015, përfaqësuan denjësisht Universitetin tonë në fazën finale të konkursit kombëtar për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.                      
Konkursi në fjalë u zhvillua më datë 24 prill 2015, në sallën e Black Box, në Universitetin e Arteve në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, ditë e cila festohet në mbarë botën nga shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale  çdo 26 prill, si dhe në kuadër të aktiviteve të ndryshme për të sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë shqiptare me koncepte dhe çështje të të drejtës së autorit. 
Slogani i konkursit në fjalë ishtë “Pirateria dëmton kulturën dhe integritetin e një kombi  – Të respektojmë të drejtat e Autorit në Republikën e Shqipërisë”. 
Aktiviteti u zhvillua nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, si dhe Stafet Akademike të çdo Universiteti në Tiranë dhe në Rrethe por dhe me mbështetjen e Qendres Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Microsoft /Slloveni.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share