arrow

news

Studentėt e Universitetit Epoka marrin pjesė nė Konferencėn Ndėrkombėtare mbi Shkencat Ekonomike dhe Shoqėrore

May 25th, 2017

Studentėt e Universitetit Epoka marrin pjesė nė Konferencėn Ndėrkombėtare mbi Shkencat Ekonomike dhe Shoqėrore

Studentėt e Universitetit Epoka marrin pjesė nė Konferencėn Ndėrkombėtare mbi Shkencat Ekonomike dhe Shoqėrore

Më 19 maj studentët e Universitetit Epoka morrën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Studimet Ekonomike dhe Sociale, e cila u mbajt në Sarajevë, Bosnie Herzegovinë. Një total prej 15 studentësh nga të dy ciklet e studimeve, Bachelor dhe Master, prezantuan punimet e tyre gjatë seancave të konferencës. Temat varionin nga Menaxhimi dhe Organizimi, Marketingu, Financa dhe Kontabiliteti, Ekonomia, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Zhvillimi i Politikave deri te Mikëpritja dhe Turizmi. Të gjitha prezantimet treguan një nivel të lartë përkushtimi dhe u përgëzuan nga pjesëmarrësit e tjerë në konferencë. Për më tepër, Dirseo Pasha, student i vitit të tretë në Departamentin e Ekonomiksit fitoi çmimin e tretë si kërkimi më i mirë i bërë nga studentët. Studentët gjithashtu patën mundësinë të vizitonin qendrën e qytetit të Sarajevës, parkun e mrekullueshëm të Vrelo Bosne si dhe të provonin ushqimin tradicional. Në ditën e fundit të udhëtimit ata vizituan qytetin historik të Mostarit ku patën mundësinë të vizitonin urën e famshme Stari Most, kanionet e lumit Buna dhe muze të tjerë historik.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share