arrow

news

Studentėt e Universitetit Epoka fitojnė medalje tė argjendi dhe bronzi nė InfoMatrix 2014

May 14th, 2014

Studentėt e Universitetit Epoka fitojnė medalje tė argjendi dhe bronzi nė InfoMatrix 2014

Studentėt e Universitetit Epoka fitojnė medalje tė argjendi dhe bronzi nė InfoMatrix 2014

Studentët e Universitetit Epoka fitojnë medalje argjendi dhe brozi në konkursin ndërkombëtar InfoMatrix 2014, të organizuar në Bukuresht. Erisa Terolli dhe Emine Mehmeti u vlerësuan nga juria e InfoMatrix 2014 me medalje argjendi, ndërsa Jona Hebaj dhe Nilda Kipi u vlerësuan me medalje bronzi në kategorinë e programimit.

Në këtë konkurs ndërkombëtar u paraqitën 134 projekte nga studentë nga 43 vendeve të ndryshme në 5 kategori: robotics, programming, hardware control, computer art, short movie.

Infomatrix është një konkurs ndërkombëtar me tematikë projektimi kompjuterik dhe lindur si një dëshirë për të bashkuar bashkë studentët më të mirë të Teknologjisë së Informacionit. Ky konkurs ndërkombëtar nuk synon thjesht të mbështesë dhe promovojë profesionistët më të mirë në këtë fushë, por gjithashtu shërben dhe si një mënyrë për të nxitur dialogun ndërkulturor dhe bashkëpunimin ndërmjet nxënësve dhe studentëve që marrin pjesë në aktivitet dhe profesorëve nga shumë vende të ndryshme. Përveç bashkëpunëtorëve të tjerë, Infomatrix ka mbështetjen e Ministrisë Rumune të Arsimit, Rinisë, Kërkimit dhe Sporteve. Ky aktivitet është organizuar nga Institucionet Arsimore Lumina dhe Shkolla e Administrimit të Bukureshtit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share