arrow

news

Studentėt e Universitetit Epoka arritje unike nė transferimin e studimeve nė universitetit e mirėnjohura ndėrkombėtare

September 12th, 2013

Universiteti Epoka ka shënuar një arritje unike në aplikimet e transferimeve të studentëve. Deri tani, studentët tanë kanë transferuar me sukses studimet në universitete të mirënjohura në vende të ndryshme të botës.

Ina Koçi, një prej studenteve më të mira të Departamentit të Financë-Bankës, pas përfundimit të tre viteve të studimit në Universitetin Epoka, ndërmori një aplikim për transferim në Universitetin Hult në Britani. Aplikimi i saj u pranua me sukses dhe të gjitha lëndët e marra në Universitetin Epoka u njohën plotësisht. Në mënyrë të ngjashme, Ergi Agolli ka qenë një tjetër student i regjistruar në Departamentin e Inxhinierisë së Ndërtimit, i cili u transferua me sukses në Universitetin NAC në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ergi kishte përfunduar vetëm një vit të studimeve të tij pranë Universitetit Epoka, megjithatë kurrikulat e pasura dhe bashkëkohore si dhe mjedisi akademik i Universitetit bënë të mundur që të realizohej një transferim i suksesshëm i studimeve.

Studentë të tjerë si Sümeyra Ekmekçioğlu (Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare), Lea Çalliku (Departmenti i Inxhinierise së Ndërtimit), Leila Kraja dhe Samet Isufi (Departmenti i Arkitekturës), kanë përfituar nga mjedisi bashkëkohor dhe shumëkulturor i Universitetit, të cilat kanë lehtësuar transferimin e tyre, duke shënuar një sukses mjaft të rëndësishëm për jetën e tyre akademike dhe profesionale.

Universiteti Epoka synon nxitjen e mëtejshme të ndërkombëtarizimit si një aspekt themelor i zhvillimit të universiteteve në botën e sotme të globalizuar, e cila ndryshon me shpejtësi. Mësimdhënia në gjuhën angleze, kurrikulat në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare si dhe përbërja shumëkulturore e stafit akademik dhe studentëve kanë një kontribut të madh në transferimin e suksesshëm të studentëve që vendosin të vijojnë studimet jashtë vendit.

Më poshtë, gjendet lista e plotë e studentëve të transferuar jashtë vendit gjatë vitit akademik 2012-2013 si dhe universitetet përkatëse.

Emri  Mbiemri Departmenti Emri i Universitetit Shteti
Ina Koçi BAF Hult  Britani e Madhe
Sumeyra Ekmekçioğlu PIR Marmara  Turkey
Ergi Agolli CE NAC  SHBA
Lea Çalliku CE Padova  Itali 
Leila Kraja ARCH Arizona  SHBA
Samet Isufi CEN Vancouver Island University Kanada

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share