arrow

news

Studentėt e programeve tė shkėmbimit tė Universiteti Epoka pėrjetojnė njė dimesion ndėrkombėtar tė tė nxėnit

July 20th, 2017

Studentėt e programeve tė shkėmbimit tė Universiteti Epoka pėrjetojnė njė dimesion ndėrkombėtar tė tė nxėnit

Studentėt e programeve tė shkėmbimit tė Universiteti Epoka pėrjetojnė njė dimesion ndėrkombėtar tė tė nxėnit

Që nga viti 2010, studentët e Universitetit Epoka kanë mundësi të jenë pjesë e programeve të ndryshme të shkëmbimit për një semestër ose për një vit të plotë akademik në kuadër të Marrëveshjeve Dypalëshe të nënshkruara midis Universitetit Epoka dhe universiteteve pritëse dhe duke filluar nga muaji nëntor i vitit 2015, në kuadër të Programit Erasmus+.
Gjatë vitit akademik 2016-2017, në bazë të Marrëveshjes Dypalëshe me Universitetin e Teknologjisë të Tallinn-it, në Estoni, i njohur si një nga universitetet kryesore në Estoni, Rea Lako, studente në Departamentin e Administrim Biznesit, ishte pjesë e  programit të shkëmbimit për një semestër. 
Universiteti i Kalifornisë në Pensilvani (CAL U), në Shtetet e Bashkuara, ka qenë zgjedhja e Z. Xhoni Nezha, student në Programin Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik, për vitin akademik 2016-2017. CAL U zotëron një komunitet të larmishëm të të mësuarit dhe akademik të dedikuar për përsosmëri në shkencë, teknologji dhe studime profesionale. 
Një nga mundësitë më të mira të ofruara për studentët e Masterit është programi Master i Dyfishtë i krijuar mes Universitetit të Shkencave të Aplikuara Mainz, në Gjermani dhe Universitetit Epoka, në kuadër të Programit Erasmus+. Ky program i mundëson studentëve që të kryejnë vitin e dytë të studimeve Master në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Mainz, i cili në fund të vitit akademik akordon diplomën në Master të Arteve në Biznes Ndërkombëtar. Znj. Anida Lazeri, studente në programin Master i Shkencave në Financë-Bankë dhe Z. Alban Dinosha, student në programin Master i Shkencave në Administrim Biznesi, janë studentët e parë që bëhen pjesë e programit në fjalë dhe aktualisht po kryejnë tezën e Masterit në fushën e Biznesit Ndërkombëtar.
Znj. Ardiola Bardhoshi, Znj. Boriana Vrusho, Znj. Dalina Duri, Znj. Jona Osmani, Znj. Rudina Belba, Znj. Rudina Breçani, të gjitha studente të Departamentit të Arkitekturës, kanë përjetuar Programin e Shkëmbimit Erasmus+ me Universitetin Politeknik të Barit (POLIBA), në Itali, gjatë semestrit të pranverës të vitit akademik 2016-2017, gjatë fazës kërkimore të tezave të masterit dhe doktoratës, duke u bërë kështu pjesë e një prej universiteteve më të vjetra italiane.
Globalizimi i Arsimit të Lartë ka bërë të nevojshme që Universiteti Epoka të bashkëpunojë me universitetet e tjera dhe të ofrojë mundësinë për të ndarë dhe për të marrë përvoja të reja dhe për t’a kthyer atë në Universitet.
Për informacione të mëtejshme mbi marrëveshjet dypalëshe ekzistuese dhe programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus+, ju lutemi vizitoni iro.epoka.edu.al.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share