arrow

news

Studentėt e Infomatikės Ekonomike Fitojnė Vendin e 2-tė nė #5 Start Up Live, Tirana

May 26th, 2016

Studentėt e Infomatikės Ekonomike Fitojnė Vendin e 2-tė nė #5 Start Up Live, Tirana

Studentėt e Infomatikės Ekonomike Fitojnė Vendin e 2-tė nė #5 Start Up Live, Tirana

Në edicionin e 5-të të StartUp Live, Tirana, mbajtur më 20-22 Maj, 2016, një grup studentësh nga Universiteti Epoka fitoi vendin e dytë me aplikacionin Touch&Pay. Dejvis Sheshi (viti 1, Informatikë Ekonomike), Ambela Qahalliu (viti 1, Informatikë Ekonomike), dhe Nerajda Feruni (viti 1, Ekonomiks) krijuan një aplikacion i cili ka për qëllim lehtësimin dhe përmbushjen e transaksioneve ekonomike nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së gjurmës së gishtërinjve. Ky aplikacion synon të gjejë zbatim në bizneset e mëdha dhe bankat, të cilat mund të përdorin atë për të siguruar transaksione të sigurta, të shpejta, praktike dhe efikase.
Studentët janë ftuar të marrin pjesë në Turneun e Start Up-it Global, për të prezantuar idenë e tyre të biznesit. Turneu do të mbahet në Nëntor, në Bruksel, Selanik dhe Beograd.
Ju mund të lexoni më shumë në lidhje me aplikacionin Touch&Pay duke klikuar këtu.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share