arrow

news

Studentėt e FEAS pjesmarrės nė forumin “Next Generation” tė zhvilluar nė Frankfurt

May 30th, 2013

Tetë studentë nga departamenti i Financë-Bankës dhe Departamenti i Ekonomiksit të Universitetit Epoka, znj. Adeilda Spaho, znj. Aleda Kushta, znj. Iris Kruja, znj. Jonada Tafa, znj. Livia Nikolla, znj. Mimi Hoxha, znj. Riada Berhani and znj. Sidita Rreshketa morën në forumin “ Next Generation” të zhvilluar në Frankfurt të Gjermanisë në datat 24 -26 Maj 2013.

Ky event u organizua nga një grup studentësh të Universitetit Goethe në Frankfurt, me temë kryesore “Përballimi i Mundësive, Menaxhimin e Rreziqeve”. Ai u zhvillua për herë të parë vitin e kaluar Maj, 2012. Në forum morën pjesë studentë nga universitetet më të njohura të botës.

Gjatë këtij forumi studentët patën mundësi të diskutojnë me akademikë nga vende dhe universitete të ndryshme rreth çështjeve aktuale që lidhen me ekonominë liderët botërore si: Dr. Ëolf Klinz (MEP, Kryetari CRIS), Marting Blessing (CEO i Bankës Commerz- AG), Prof. Dr. Hans-Olaf Henkel (Ish- Drejtor i Përgjithshëm IBM për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën dhe një anëtar aktiv Amnesty International), Dr. Michael Gottgens (Bashkëmenaxher tek Deloitte and Touche), Frank Mattern (Bashkëmenaxher i McKinsey & Company), Christian Ricken ( Shefi Operativ në Bankën Gjermane), Johannes Kindler (Këshilltar i Lartë në Gjykatën Bird&Bird LLP), Hans-Jörg Naumer ( Shef në Allianz Global Investors), etj. Disa nga temat kryesore të distuara ishin: “Një e ardhme më e mirë në Europë, Regullat e Bankës dhe trajtimin e rrezikut sistematik, globalizimi dhe ndikimi i tij, lidershipi, rreziku start up, represioni financiar etj.

Dita e dytë e forumit u ishte kushtuar totalisht studentëve, të cilët patën mundësi të marrin pjesë në seminaret e organizuara. Studentët e Universitetit Epoka morën pjesë kryesisht në seminaret me tema si represioni financiar, çfarë duhet të bësh për t’u bërë dhe të jesh lider në shekullin e 21, hartimi i planeve të biznesit etj.

Ndërkohë ekipi organizator i forumit “Next Generation” kishte përgatitur për pjesmarrësisht dhe aktivitetet sociale të ndryshme si Darka Gala në ditën e parë të forumit, drekë dhe darkë biznesi si dhe party gjatë ditës së dyte dhe një udhëtim me varkë dhe tur në qytetin e Frankfurtit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share