arrow

news

Studentėt e Fakulteti i Ekonomisė dhe Shkencave Administrative dhe Klubit tė Sipėrmarrėsve organizuan “Workshop Day”

May 20th, 2013

Studentët e Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative dhe Klubit të Sipërmarrësve organizuan më 17 Maj 2013 “Workshop Day”. Në këtë seminar morën pjesë studentë nga Universitetit Epoka dhe Universiteti i Tiranës, të cilët diskutan mbi tema të tilla si "Ndikimi i rrjeteve sociale në të tashmen”, “Sfidat me të cilat përballen sipërmarrësit në ditët e sotme”, “A përballen burrat dhe gratë me të njëjtin nivel diskriminimi para një interviste pune” dhe “Shkoni tek tregu; Si do t’ju gjejnë konsumatorët tuaj? Si do i gjeni ju ato?". Në fund të seminarit për secilin panel u shpallën dhe fituesit, të cilët ofruan zgjidhjen më të mirë në lidhje me temat e shtruara për diskutim.

Çështja e parë e diskutuar ishte "Ndikimi i rrjeteve sociale në të tashmen?, moderuar nga Prof. Niuton Mulleti, dhe përbëhej dy tryeza të mëdha me nga tetë student pjesmarrës. Nga tryeza e parë, fitues u zgjodhën Livia Nikolla (Universiteti Epoka), Mevlut Hoxha (Universiteti i Tiranës) dhe Griseld Osmani (Universiteti i Tiranës). Fituesit e tryezës së dytë ishin Arselda Gjura (Universiteti Epoka) dhe Olesia Gjergji (Universiteti Epoka).

Tema e dytë “Sfidat me të cilat përballen sipërmarrësit në ditët e sotme”, u moderua nga Prof. Dr. Güngör Turan dhe Assist. Prof. Dr. Urmat Ryskulov. Edhe kjo ishte e organizuar në dy tryeza të veçanta. Fitues i tryezës së parë ishte grupi i Denisa Dedej (Universiteti Epoka) dhe Iris Kruja (Universiteti Epoka). Ndërsa në tryezën e dytë fitues u shpallën Arlinda Binaj (Universiteti i Tiranës) dhe Marjola Vogël (Universiteti i Tiranës).

Tema e tretë përballen burrat dhe gratë me të njëjtin nivel diskriminimi para një interviste pune” u moderua nga Kandidatja për PhD Reina Shehi. Pas një diskutimi të gjatë, fituesit u shpallën Anxhela Haxhihyseni (Universiteti Epoka) dhe Isuena Kapllani (Universiteti Epoka).
Temat e katërt, “Shkoni tek tregu; Si do t’ju gjejnë konsumatorët tuaj? Si do i gjeni ju ato?" u moderuan nga z. Florian Tahiri, ndërkohë që fitues u shpallën Frida Rika (Universiteti Epoka) dhe Ervin Latifi (Universiteti Epoka). Pas sesioneve të seminarit u organizua dhe një barbeque e hapur për të gjithë studentët pjesëmarrës dhe moderatorët e seminarit. Ky ishte takimi i parë i këtij lloji i organizuar nga vetë studentët e Universitetit Epoka.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share