arrow

news

Studentėt e Arkitekturės pjesėmarrės nė Summer School in Castelvecchio Calvisio nė

August 1st, 2013

Muzeu i Arkitekturës dhe Artit (Museo Architettura Arte - MusAA), në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Shën Petersburg, në datat 31 korrik - 12 gusht 2013 organizon shkollën verore me temë " “Rishqyrtimi i vendit të lashtë: kuptimi, puna restauruese, ridizenjimi i hapësirës.

Shkolla verore e Muzeut të Arkitekturës dhe Artit po ndiqet nga rreth 30 studentëve nga 3 universitete të ndryshme: Universiteti Shtetëror i Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit i Shën Petersburgut, Departamenti i Arkitekturës në Universitetin Epoka, dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Universitetin L'Aquila. Në Summer School in Castelvecchio Calvisio – Italy marrin pjesë studentet Enkela Krosi dhe Era Merkuri, jane pjese e "Summer School in Castelvecchio Calvisio -Italy"

 Sesionet e punës do të jenë të ndara në tre kategori:

  1. Historia e arkitekturës dhe vendbanimeve;
  2. Projektimi dhe skicat arkitektonike jetësore dhe reliefi, propozime restaurimi, ridizenjim i peisazhit;
  3. Planet për ripërdorimin e zonave në studim. Sesionet e punës janë programuar të zhvillohen në vende të ndryshme, kryesisht në Castelveçhio Calvisio por dhe në Santo Stefano di Sessanio Calascio, Bominaco, San Benedetto in Perillis.

Profesorët e angazhuar në shkollën verore vijnë nga institucione të ndryshme akademike: Inna Zayats, Universiteti Shtetëror i Shën Petersburg, Departamenti i Restaurimit dhe Ruajtjes së Trashëgimisë Historike (Rusi), Paola Ardizzola, Universiteti Ndërkombëtar i Antalias (Turqi), Drejtore e I Muzeut të Arkitekturës dhe Artit, Gabriele d'Oltremare, mjeshtër i skicave dhe projektimit të peisazhit, anëtar - MusAA, Nina Petukhova, Universiteti Arhangelsk, Eksperte e Rregullimit të Hapësirave Historike dhe Projektimit Modern (Rusi), Diana Giallonardo, Inxhinieria e Ndërtimit dhe Arkitekturë, Universiteti i L'Aquila, Marco Di Nallo, Akademia e Arkitekturës Mendrisio (Zvicër), I ftuar special Romulus Continenza, Inxhinieria e Ndërtimit dhe Arkitekturë, Universiteti i L'Aquila.

Në fund të programit, më 11 gusht punimet e studentëve pjesmarrës do të prezantohen në një ekspozitë në Capitano del Palazzo. 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share