arrow

news

Studentė dhe akademikė tė Universitetit Epoka morėn pjesė nė ICESoS 2015

April 24th, 2015

Studentė dhe akademikė tė Universitetit Epoka morėn pjesė nė ICESoS 2015

Studentė dhe akademikė tė Universitetit Epoka morėn pjesė nė ICESoS 2015

Në  23-24 prill 2015,  studentë dhe lektorë të Universitetit Epoka morën pjesë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare të Studimeve Ekonomike dhe Sociale, organizuar nga International Burch University në Sarajevë.
Universiteti Epoka u përfaqësua në këtë konferencë nga tetëmbëdhjetë studentë dhe lektorë të Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative. Pjesëmarrësit patën mundësi të prezantonin punimet e tyre përpara një audience mjaft të kualifikuar, profesionistë në fushat e biznesit dhe ekonomisë. Vlen të përmendet që studentët e Universitetit Epoka  morën vlerësime të shumta për punimet e tyre te kualifikuara, si dhe për aftësitë e tyre në prezantimin e projekteve.
Në ceremoninë mbyllëse Universiteti Epoka  në mirënjohje të kontributit në organizimin e konferencës si dhe  performancës së lartë të përfaqesuesve të tij, u nderua me një plaketë falenderimi.
Për më tepër, në bashkëpunim me Dekanatin e Studentëve, studentët patën mundësi të vizitonin qytetin antik të Mostarit. 
Ky organizim ishte një mundësi mjaft e mirë për të gjithë pjesëmarrësit për të zgjeruar rrethin e tyre profesional si dhe për të ndarë ide dhe eksperienca me akademikë dhe studentë të dalluar.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share