arrow

news

SoftUP: software social, mundėsuar nga studentėt e Universitetit Epoka

February 27th, 2015

SoftUP: software social, mundėsuar nga studentėt e Universitetit Epoka

SoftUP: software social, mundėsuar nga studentėt e Universitetit Epoka

Ky program është i pari i këtij lloji në Shqipëri. I organizuar dhe udhëhequr nga Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Epoka,  siguron zhvillimin e software me qëllim përmirësimin e ndikimit të projekteve të përgjegjësisë sociale në Shqipëri.
Në njërën anë organizatat jo fitimprurëse, shkollat dhe institucionet qeveritare që kanë  nevojë për zgjidhje do të përfitojnë aplikacione software te zhvilluara nga studentët e Universitetit Epoka. Në anën tjetër, studentët do të testojnë dhe permiresojnë aftësitë e tyre duke ofruar një produkt të dobishëm te fokusuar tek përgjegjësia sociale.
Studentët e Universitetit Epoka do të punojnë nën mbikëqyrjen e një grupi mentorësh  gjatë gjithë semestrit akademik.
Ne ditën e lançimit, me 9 mars 2015, të gjitha institucionet e përfshira në projekte të përgjegjësisë sociale, të interesuara në zhvillimin e software, për te përmirësuar shtrirjen dhe ndikimin e projekteve të tyre do të përshkruajnë problemin dhe nevojat që kanë. Studentët e Universitetit Epoka do të pergatisin dhe propozojnë zgjidhje ditën e premte, me 13 mars. Institucionet dhe studentët e Universitetit Epoka, pritet të vazhdojnë të punojnë së bashku për koordinimin e zhvillimit të programit software deri në fund të majit. Studentët Epoka janë entuziast për projektin dhe gati te kontribuojnë për komunitetin.
Për më shumë informacion vizitoni: http://softup.epoka.edu.al/

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share