arrow

news

Simpoziumi i pare dhe takimi i peste i projektit Erasmus+ “Knowledge FOr Resilient soCiEty”- K-FORCE

September 29th, 2017

Simpoziumi i pare dhe takimi i peste  i projektit Erasmus+ “Knowledge FOr Resilient soCiEty”- K-FORCE

Simpoziumi i pare dhe takimi i peste i projektit Erasmus+ “Knowledge FOr Resilient soCiEty”- K-FORCE

Takimi i peste i projektit Erasmus+ “Knowledge FOr Resilient soCiEty”- K-FORCE, u zhvillua në datat 13-15 shtator  2017 në Novisad, Serbi . Partnerët nga Universiteti Novisad në Serbi organizuan eventin thre ditor të projektit K-FORCE.  Dita e pare (13 Shtator), filloi me mireseardhjen dhe fjalen e hapjes nga përfaqësuesit  e  Universitetit të Novi Sadit. Pastaj, workshopi vazhdoi me një diskutim të hapur lidhur me procedurën e prokurimit të pajisjeve, si dhe përgatitja e strukturës së literaturës dhe grupeve punuese të partnereve nga Ballkani. Gjithashtu u diskutua skema e mobilitetit të stafit për semestrin e dimrit skedula e vizitave mësimore në Universitetin e Novisad  dhe komentet dhe rekomandimet e EACEA për përmirësimet e projektit. Axhenda e ditës së dytë (14 shtator), vazhdoi me simpoziumin e parë të K-Forcës. Universiteti Epoka mori pjesë me dy punime shkencore:
Hysa, E. Zeka, S. Dervishi: Multi-Criteria Inventory of Burned Areas in Landscape Scale: Case of Albania (Oral Presentation)
M. Ndini: Flood Risk Assessment in the Drini-Buna Catchment (Poster presentation)

Agjenda e ditës së tretë (15 shtator) vazhdoi me diskutimin e hapur mbi lëndët e përbashkëta dhe zhvillimin  e materialeve mësimore, duke përcaktuar strukturën e materialeve mësimore, grupet punes  dhe afatet kohore. Përveç kësaj, u diskutua skema e mobilitetit të stafit dhe studentëve dhe udhëzimet e raportimit.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share