arrow

news

Shoqata “Horizontet e Reja” nė bashkėpunim me Universitetin Epoka organizuan aktivitetin “Simfonia e Jetės”

March 5th, 2014

Shoqata “Horizontet e Reja” nė bashkėpunim me Universitetin Epoka organizuan aktivitetin “Simfonia e Jetės”

Shoqata “Horizontet e Reja” nė bashkėpunim me Universitetin Epoka organizuan aktivitetin “Simfonia e Jetės”

Në vazhdën e një traditë tashmë të përvitshme të shoqatës “Horizontet e Reja” në bashkëpunim me Universitetin Epoka dhe Kolegjet Turke me data 4 mars 2014 organizuan në Teatrin e Operas dhe Baletit aktivitetin “Simfonia e Jetës”, program i cili shpalos vlerat që mbart çdo grua. Ashtu sikundër vitet e mëparshme, edhe ketë vit ishin të pranishme shumë personaletete, ku vlen të përmendet prania e bashkëshortes së Kryeministrit të Shqipërisë, znj.Linda Basha-Rama, të Kryeministrit të Kosovës znj. Lumnie Thaci, artistja e merituar Roza Anagnosti, tenori Kastriot Tusha etj.

Të pranishëm në sallë ishin deputete dhe shumë intelektuale nga fusha të ndryshme. Nën drejtimin e prezantueses Suela Demiri, ky program në edicionin e peste të tij vlerësoi me çmimin "Trëndafili i Artë" znj. Roza Anagnosti për kontributin e dhënë në fushën e artit dhe znj.Liljana Luani në fushën e edukimit, një mësuese e palodhur me një shpirt human.

Tenori Kastriot Tusha së bashku me vajzën e tij ishin surpriza e këtij evenimenti, ndërkohë që në piano u luaj një pjesë muzikore nga znj. Ana Kaçinari dhe një pjesë me valle të zgjedhura popullore të grupit të vallëve të kolegjit “Turgut Özal” në Durrës.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share