arrow

news

"Sfida ambiguoze" - leksion nga doc. Michal Kohout - CTU Prague

May 4th, 2016

"Sfida ambiguoze" - leksion nga doc. Michal Kohout - CTU Prague

Nga Adolf Loos në Jan Kaplický, arkitektët çekë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në evolucionin e mendimit të arkitekturës në Europën Qendrore. Është kjo akoma relevante në shekullin e 21, kur arkitektura çeke është duke u rilindur si Feniksi mitik nga hiri i “inercisë socialiste” dhe “furisë” post-socialiste? Doc. Michal Kohout foli për këto sfida dhe phenomene në situatën e një vendi me një të kaluar interesante në arkitekture dhe planifikimit, por me ndërprerje serioze strukturore në gjysmën e dytë të shekullit të XX. Duke paraqitur projekte dhe kërkime në veprat e tij të fundit, Prof. Kohout demonstroi rolin e veçantë të arkitektit si një moderator i proceseve për të arritur shërimin e traumave historike.
 
Michal Kohout, 1964 * Arkitekt, pedagog, dhe teoricien, është Dekan në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit Teknik në Pragë; gjithashtu drejton programin e studimit për një kurs të projektimit në të njëjtën shkollë. 
Prof. Kohout ka projektuar dhe marrë pjesë në shumë projekte, më shumë se 30 prej të cilave janë ndërtuar, duke fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.
Prof. Kohout është anëtar në Dhomën e Arkitektëve të Çekisë, është themelues i studios UNIT architekti dhe Qendrës Kërkimore të Strehimit dhe Cilësisë, dhe shtëpisë botuese Zlaty Rez (që nga 1992), dhe redaktor i revistës me të njëjtin emër. Si një shkrimtar dhe redaktor, ai ka botuar një numër librash dhe artikujsh si: Czech architecture – Bohemia: Modern Architecture (2014), Moravia and Silezia: 20th Century Architecture (2005), Prague: 20th Century Architecture (1996), dhe libra mbi strehimin dhe teorinë e mjedisit të ndërtuar: Housing Estates, what next? (2016), Collective Housing: A Spatial Typology (2015), My House, Our Street: Coordinated Development of Individual Housing (2014). Ai është manaxher i projekteve të shumta kërkimore dhe një ekspert për politikat e strehimit publik dhe profesional.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share