arrow

news

Sesion informues mbi mundėsitė e studimeve Master dhe Doktorale nė Universitetet Ēeke

November 25th, 2016

Sesion informues mbi mundėsitė e studimeve Master dhe Doktorale nė Universitetet Ēeke

Sesion informues mbi mundėsitė e studimeve Master dhe Doktorale nė Universitetet Ēeke

Më 24 nëntor 2016, Universiteti  “Epoka” mirëpriti një sesion informues për mundësitë e studimeve Master dhe Doktoratë në Universitetet Çeke, i mbajtur nga Zj. Radka Calabkova, Zëvendës Ambasadore e Republikës Çeke në Tiranë dhe z. Lubomir Majernik, Specialist në Qendrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Departamentin e Arsimit në Pragë. 
Sesioni informativ u fokusua në kriteret e pranimit dhe procesin e aplikimit për studimet Master dhe Doktoratë në universitetet Çeke, përfshirë bursat e ofruara nga Qeveria Çeke si dhe bursat e ofruara nga Universitetet Çeke. Z. Majernik përcolli informacion esencial në lidhje me universitetet që kanë krijuar reputacion ndër vite, sistemin e Arsimit të Lartë, mundësitë e studimit dhe jetën studentore në Republikën Çeke. Statistikat e Bashkimit Europian listojnë Republikën Çeke në vendin e dymbëdhjetë si destinacionin më të preferuar nga studentët e programit Erasmus.
Gjatë prezantimit, Zj. Calabkova ofroi informacion në lidhje me mundësitë e bursave të ofruara nga Qeveria Çeke, bursat e akorduara me anë të marrëveshjeve dypalëshe si dhe bursa Visegrad. Fokusi kryesor ishte në bursat e ofruara nga Qeveria Çeke ne kuadrin  e Programin të Asistencës për Zhvillim të cilat mbulojnë programet e studimeve Master dhe Doktoratë. 
Universitetet Çeke përfaqësojnë një alternativë tërheqëse për studentët e diplomuar nga Univeristeti “Epoka” ku një numër i konsiderueshëm i të diplomuarve të Universitetit kanë përfunduar ose janë aktualisht duke ndjekur studimet në Universitetet Çeke, më së shumti bazuar në skemën e bursave.
 

 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share