arrow

news

Seri workshopesh mbi optimizimin e sektorit financiar

March 21st, 2013

Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative në bashkpunim me Qendrën e Edukimit të Vazhdueshëm organizon një seri workshopesh mbi optimizimin e sektorit financiar, e cila do të zhvillinet në datën 27 Prill 2013, në qëndrën e Kurseve “Meridian” dhe do të fokusohet në Programimin Stokastik, Menaxhimin e Riskut dhe Portofolit si edhe Vendimarrjen e investimeve të sigurta.

Ky workshop është i ndarë në sesione teorike dhe praktike dhe problemet që lindin në sektorin financiar gjatë vendimarrjes mbi investimet. Në vazhdim të modeleve klasike dhe të mirënjohura si modeli Markowitz', e cila nënkupton modelin e optimizimit të variablave, objektivi kryesor është të prezantojë zhvillimet e fudnit dhe modelet e reja të optimizimeve për një sërë problemesh financiare. Vecanërisht në fokusohemi në modelimin dhe qasjen drejt zgjidhjeve për alokimin e aseteve,zgjedhjen e portofolit, gjurmimin e indeksit, menaxhimin e riskut dhe menaxhimin e aseteve.

Sesionet praktike, të bazuara në raste studimore reale kanë për qëllim të ilustrojnë performacën e strategjive për investime të sigurta dhe optimale. Për shëmbull një strategji për alokimin optimal të aseteve e ndjekur sipas modelit Markoëitzit të variablave të menaxhimit të portofolit ose e kundërta e një investimi të sigurt nga këndvështrimi i preferencave të një investitori si blerja e kufizimeve dhe kostot e transaksionit është e analizuar në termat e riskut dhe të kufinjve të kthimit. Në mënyrë alternative,strategjitë e menaxhimi të aseteve dhe detyrimeve mund të aplikohen në një sërë kontekstesh financiare si pensionet dhe sigurimet. Në këtë workshop instruktorët të cilët kanë eksperiencë në fushë do t’ju paraqesin të gjitha hapat e modelimit dhe zgjidhjeve duke përdorur Ecxel ose programe tjera optimizueze


Përfitimet e pjesëmarrjes:
Në fund të workshopit pjesmarrësit do të jenë të aftë :

  • Të marrin njohuri të mira në mënyrën e modelimit të pasigurive që ngrihen gjatë apolimeve të biznesit në sekrorin e shërbimeve financiare,
  • Përfitimi i këndvështrimit realist mbi optimizimin e teknologjisë që ndikon mbi vendimarrjen e investimeve
  • Kuptimi i rolit të praktikave të vendimarrjes së investimeve të sigurta
  • Ndërgjegjësimi mbi zhvillimet dhe praktikat më të reja mbi alokimin e aseteve,optimizimin e portofolit,menaxhimin e aseteve dhe detyrimeve,menaxhimin e riskut.
  • Marrja e njohurive mbi përcaktimin dhe zgjidhjen efektive të problemeve sfiduese të klientëve në termat e alokimit të kapitalit për të marrë maksimumin e kthimit në investim me risk të limituar

Audienca e synuar

Ky workshop synon audiencën:

  • Analistë sasior dhe teknik
  • Analistë të riskut
  • Inxhinierë dhe analistë financiarë
  • Zhvillues sasior
  • Analistë dhe menaxherë tregtie dhe zTrade & cash solutions managers/analysts
  • Corporate treasurers
  • Menaxherë/Strategë investimesh
  • Kërkues akademik

Tarifa e regjistrimit : 250 EUR për person

PROGRAMI

Axhenda :

09:00 – Regjistrimi dhe kafe
09:15 – hyrja dhe vështrimi i përgjithshëm
09:30 –Programimi stokastik :vendimarrje optimale në kushtet e pasigurisë(vështrim i përgjithshëm)

Do të jepet një sfond teorik për vendimarrjen në kushtet e pasigurisë me një fokus të vecantë në aplikimet financiare

10:30 – Optimizimi i sigurtë: analiza e rasteve më të këqia për venidmet e investimeve dhe masat mbi rriskun (alokimi aseteve, ndërtimi portofolit dhe ALM)

11:30 - Pushimi për kafe/caj
11:45 – Raste studimore të aplikuara
12:45 – Diskutime dhe reagime

REFERUES
Dr. Nalan Gulpinar është një profesore i asociuar në Kërkime Operacionale dhe Menaxhimin e Shkencave në Ëarëick Business School, Universiteti i Ëarëick. Ajo zotëron PhD në Kërkime Operacionale. Më parë, ajo ka qenë lektore kërkimeve në Imperial College në Londër. Fushat e saj të kërkimit janë ato të të vendim-marrjes nën pasigurisë me aplikimet për inxhinierinë e performances, financa dhe ekonomi dhe në çështjet e keqprojektuara, menaxhimin e rreskut, modelimin dhe optimizimin e sistemeve të rastit. Ajo është bashkë-drejtuese e Konferencës Ndërkombëtare Inxhinierisë Financiare 2013 dhe mbulon tema që I përkasin sektorit të financës dhe bankave të tilla si menaxhimin e portofolit, të normës së interesit bankar dhe modelimit të investimeve.

Personi i kontaktit:

Dr. Yüksel Köksal

Qendra për Arsim të Vazhdueshëm, Universiteti Epoka
ykoksal@epoka.edu.al 
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share