arrow

news

Sensibilizim 360 Gradė

May 4th, 2016

Sensibilizim 360 Gradė

Sensibilizim 360 Gradė

Më 29 prill 2016, Universiteti Epoka mirëpriti në ambjentet e tij  seminarin e radhës të organizuar në kuadër të figurës “Grua”. Seminari  “Sensibilizim 360 Gradë”, nismë e mrekullueshme e Qendrës Kulturore Horizontet e Reja, është i disati event që organizohet për të paraqitur faktet, shifrat dhe jetët njerëzore të viktimave femra  të dhunës në familje. Seminari ishte pasues i koncertit “Simfonia e Jetës” , nismës “ Unë Jam Shpresë” si dhe ekspozitës me foto të gruas shqiptare ndër vite ,“KUJTO”, evente të mbështetura vazhdimisht nga Universiteti Epoka.
  Të ftuara speciale ishin drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje, Fatbardha Hoxhalli si dhe sociologia Nermin Aga Fiku  të  cilat referuan mbi realitetin shqiptar, dhunën ndaj grave , parandalimin dhe pasojat e saj.
Sociologia Aga ishte e para që me anë të një prezatimi theksoi efektin social, psikologjik  dhe ekonomik që shkakton dhunimi i grave. Ajo gjithashtu, përvec të dhënave reale, shfaqi qëndrimin e saj kundrejt këtij fenomeni ku cilësoi edukimin e duhur të brezave si masë themelore parandaluese. Znj. Aga përmendi disa herë mbështetjen që duhet t'u japim këtyre grave, të luftojmë që t'i denoncojmë të gjitha rastet e atilla dhe të mundohemi të japim kontributin tonë mesa të mundemi. 
Ndërkohe Znj.Hoxhalli u fokusua më tepër në çështjet administativo-legjislative. Ajo foli mbi politikat që zbaton shteti shqiptar për ndërtimin e strehëzave në mbështetje të grave të  dhunuara, mbi rehabilitimin e tyre si dhe aftësimin për një jetë të pavarur.
   Seminari u shoqërua edhe nga ndërhyrje të audiencës për të dhënë mendime dhe ide mbi mënyra mbështetëse për këtë fenomen.
 Në fund, Znj. Irma Gjana, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kulturore Horizontet e Reja (QKHR), përmblodhi në një fjalim qëllimin e mirë të kësaj OJF si dhe bindjen për të bërë diçka konkrete, për të hartuar një plan strategjik në mënyre reduktimin e kësaj dukurie sociale që vret. Ajo ftoi të pranishmit që kurdoherë të bëhen pjesë e nismave të tilla pasi të gjithë jemi drejtëpërsëdrejti të ndikuar nga një fenomen i tillë. Znj. Gjana shpërndau dhe certifikatat e falenderimit për kontibutin dhe mbështetjen e tyre, studentëve dhe të angazhuarve në ciklin e eventeve “Unë Jam Shpresë”, “Simfonia e Jetës, si dhe ekspozitës “Kujto”.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share