arrow

news

Seminari Italo Balkanik Nderkombetar i Dizajnit Urban nė Universitetin Politeknik tė Barit (POLIBA)

September 30th, 2016

Seminari  Italo Balkanik Nderkombetar i Dizajnit Urban nė Universitetin Politeknik tė Barit (POLIBA)

Seminari Italo Balkanik Nderkombetar i Dizajnit Urban nė Universitetin Politeknik tė Barit (POLIBA)

Në kuadër të dhe i financuar nga Komisioni Europian,  "Erasmus +", Assoc. Prof. Dr. Sokol Dervishi dhe Dr. Frida Pashako anëtar te stafit akademik në Departamentin e Arkitekturës të Universitetit Epoka, moren pjesë në Seminarin Ndërkombëtar të Dizajnit Urban në Universitetin Politeknik të Barit (POLIBA), në Itali.
Z. Dervishi dhe znj Pashako ishin të përfshirë si instruktorë në seminar. Përveç kësaj, Z. Dervishi ligjëroi temën e Planifikimit te Eko-Qytetit: eksplorimin e koncepteve dhe metodave dhe znj Pashako në temën ripërdorimit adaptiv te objekteve industriale.
Tema e seminarit ishte ri-përdorimi i zonave brenda qytetit ose ne rrethinat e saj. Të gjitha zona te "krizës" të qytetit, në dispozicion sot për ridefinimin e formës se tij, si dhe krijimin e peizazheve të reja dhe hapësirave publike, qe mungojne në qytetin bashkëkohor, për shkak të rritjes së madhe të viteve '90.
Objektivi kryesor i seminarit ishte sjellja së bashku e hulumtueseve nga shkollat ​​më të mëdha të arkitekturës në rajonin e Ballkanit dhe Shkolla e Arkitekturës së Universitetit Politeknik të Barit, me qëllim krahasimin e qasjeve metodologjike, teoritë dhe praktikat për të adresuar problemet e qytetit bashkëkohor, formen dhe projektin e tij. Kishte pjesëmarrës nga vende të ndryshme të rajonit të Ballkanit, si Bosnje Herzogovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share