arrow

news

Seminari “Ēelėsi i Suksesit 3.0”

June 2nd, 2017

Seminari “Ēelėsi i Suksesit 3.0”

Seminari “Ēelėsi i Suksesit 3.0”

Seminari “Çelësi i Suksesit 3.0” organizuar nga antarët e bordit drejtues të klubit studentor “Innovators”: Kei Hysi (VP), Lumturi Kalluci, Dajana Hoxhaj, Kejsi Topollaj, u zhvillua të martën, më 30 maj 2017.
I ftuari ynë i tretë ishte z. Alen Saqe, CEO dhe bashkëthemelues i Dentem. Zoti Alen ndau me studentët e Universitetit Epoka eksperiencën e tij të ndërtimit të një kompanie si ajo e Dentem, një platform për dentistët, që mundëson menaxhimin e detyrave të përditshme, automatizimin e marrëdhënieve me klientët dhe rezervimin online. Ai foli gjithashtu për përpjektet e tij të mëparshme të krijimit të bizneseve të suksesshme, por të cilat kishin dështuar. Gjithsesi, z. Alen mësoi shumë nga ato eksperienca, të cilat e ndihmuan në ndërtimin e platformës së suksesshme Dentem. Tani ai është më i përgatitur për të përballuar sfidat me të cilat haset Dentem.

Ajo që e bën këtë të ftuar special është njohuria e tij në fushën e biznesit dhe informatikës. Z.Alen është një biznesmen i mirë por gjithashtu dhe një programues i mirë, aftësi të cilat e kanë ndihmuar në ndërtimin e platformës Dentem. Planet e tij për të ardhmen e Dentem përfshijnë implementimin në platformë të Artificial Intelligence, Virtual Reality, Augmented Reality dhe Machine learning.
Z.Alen Saqe dha disa këshilla shumë të rëndësishme për studentët:
“Investo në veten tënde”
“Prano investime nga të tjerët”
“Investo tek të tjerët”
“Ji kurioz”
“Çelësi i Suksesit” do të ketë gjithsej katër takime dhe për pjesëmarrësit në tre prej tyre, do të ofrohen çertikata.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share