arrow

news

Seminarėt "360° Marketing” organizuar nga klubi studentor “Marketing Zone”

May 31st, 2016

Seminarėt

Seminarėt "360° Marketing” organizuar nga klubi studentor “Marketing Zone”

Më 23-27 maj 2016 filloi seria e seminareve të "360° Marketing Seminars” organizuar nga klubi studentor “Marketing Zone”. "360° Marketing Seminars” është një eveniment në fushën akademike që synon të ndërthurë informacionet teorike që studentët marrin në leksionet e tyre me praktikat nga profesionistë të fushave të ndryshme të biznesit. Në kuadër të ketij evenimenti do të mbahen katër seminare dhe studentët pjesëmarrës do të pajisen me “Çertifikatën e Pjesëmarrësit”. 
Kompania NOA ishte kompania që hapi siparin e këtyre seminareve. Znj. Herjola Spahiu, CEO e NOA-s dhe znj. Anne Hodaj, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në NOA ishin të ftuarit që ndanë me studentët informacione shumë të rëndësishme në lidhje me sektorin financiar në Shqipëri. Gjithashtu ata dhanë një panoramë të plotë të aktiviteteve dhe strategjisë së marketingut të kompanisë NOA. Ky institucion ofron mundësi të mira punësimi dhe praktikash, sidomos për të sapo diplomuarit. NOA vetëm në vitin 2015 ofroi 20 mundësi praktikash një mujore. Znj. Etleva Bazi nga kompania ikub.al gjithashtu nderoi këtë seri seminaresh me pjesëmarrjen e saj dhe ndau me studentët informacione të rëndësishme në lidhje me aktivitetet e kompanive që operojnë online. Një seminar interesant ishte ai i mbajtur nga z. Ismail Hoxha nga Discover Albania Club që ka si qëllim organizim e tureve turistike në të gjitha destinacionet turistike në Shqipëri. Në këtë seminar vlen të theksohet fakti se shumica e të pranishmëve kishte pasur në të kaluarën një përvojë udhëtimi me Discover Albania Club. Seria e seminareve të marketingut u mbyll nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit z. Ardit Çollaku i cili dha informacione të gjerësishme mbi situatën e turizmit në vendin tonë. Kjo seri seminaresh u ndoq nga 210 studentë dhe në përfundim 75 studentë fituan të drejtën e pajisjes me certifikata si pjesëmarrës në ¾ të seminarëve. 
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share