arrow

news

Seminare trajnuese nė kuadėr tė projektit Erasmus+ QAinAL

February 20th, 2017

Seminare trajnuese nė kuadėr tė projektit Erasmus+ QAinAL

Seminare trajnuese nė kuadėr tė projektit Erasmus+ QAinAL

Seminaret trajnuese u mbajtën në Tiranë më 13 - 15 shkurt 2017, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës si pjesë e projektit Erasmus+ “Mbështetje strategjik mbi fuqizimin e Strukturave për Sigurimin e Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë Privat në Shqipëri” (QAinAL). Universiteti “Epoka” si partner në projektin e QAinAL, u përfaqësua në seminaret e trajnimit nga pjesëtarë të menaxhimit, anëtarët e stafit akademik dhe administrativ.
Dita e parë, më 13 shkurt, trajnimi iu dedikua anëtarëve të menaxhimit dhe stafit akademik dhe u fokusua në zhvillimin e kornizës për vlerësimin e studimit të kryer nga universitetet. Për këtë qëllim, projekti ka hartuar Udhëzues dhe Pyetësor me qëllimin e përbashkët që të integrohet në sistemet e vlerësimit kërkimor të universiteteve, të cilët janë pjesë e projektit
Në ditën e dytë, më 14 shkurt, trajnimi iu kushtua anëtarëve të stafit administrativ, duke u fokusuar në rolin e stafit administrativ në proceset e sigurimit të brendshmëm të cilësisë dhe akreditimit të institucioneve private të arsimit të lartë në Shqipëri dhe Kosovë. U mbajtën prezantime nga Universitetet e Salzburgut, Genoas dhe Politeknik i Bukureshtit, duke ndarë eksperiencat e tyre. Në seancën e dytë, u mbajtën prezantime nga stafi i Universitetit “Epoka”, Universitetit Europian të Tiranës, Universitetit Marin Barleti, Universitetit të Nju Jorkut, Universitetit Polis, Akademia Evolucion, Kosovë dhe Pjeter Budi College, Kosovë, mbi rolin e stafit administrativ në sigurimit të brendshmëm të cilësisë dhe proceset e akreditimit. Në fund të ditës, ajo u përmbyll me workshopin me temë “Çfarë mund të përmirësohet për të rritur rolin e stafit administrativ në proceset e sigurimit të cilësisë (SC)”.
Dita e tretë, më 15 shkurt, iu kushtua studentëve, me një fokus të veçantë në përmirësimin e rolit të studentëve në proceset e sigurimit të cilësisë i cili synon angazhimin e vazhdueshëm në procedurat e brendshme e SC.
Aktiviteti u finalizua me vizitën e koordinatorit të projektit Prof. Peter Eckl në Universitetin “Epoka” për të përmbledhur detajet që duhet të përpunohet në përfundim të seminarit tre - ditor.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share