arrow

news

Seminare tė Karrierės

April 8th, 2015

Seminare tė Karrierės

Seminare tė Karrierės

Seminare të Karrierës u organizuan me synim përgatitjen e studentëve për tregun e punës
Përfundojnë Seminarët e Karrierës të organizuara nga Zyra e Planifikimit të Karrierës në bashkëpunim me DM Consulting. Këto seminare u zhvilluan në kuadër të Panairit të Karrierës që do të mbahet më 21 prill 2015. Ato kishin qëllim përgatitjen e studentëve për një paraqitje sa më të mire gjatë panairit të karrierës ku do tu jepet mundësia të intervistohen nga më shumë se 45 kompani të ndryshme që operojnë në tregun Shqiptar. Gjatë tre seancave të trajnimit të kryera nga Znj Eljana Mete, studentët u informuan mbi tema të ndryshme, psh si të bëhen pjesë e tregut të punës, hapat që duhet të ndjekin gjatë aplikimeve për punësim, si të shkruajnë një CV, cila është rëndësia e letrës së motivimit, si të menaxhojnë një intervistë pune etj.
 Studentët u pajisen me certifikata të lëshuara nga DM Consulting Services.  Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave ishte i pranishëm edhe Rektori i Universitetit Epoka Prof. Dr. Remzi Altin. Në fjalën e mbajtur prej  tij ai u shpreh se: për çdo student hapat e para të karrierës janë shumë të rëndesishme. Duhet të jeni krenar që jeni pjesë e këtij institucioni, sepse falë përgatitjes së marrë këtu si nga ana akademike ashtu edhe profesionale ju do te jeni nje aset me vlerë për çdo kompani që do ju punësojë.
Ndërsa në fjalën e saj drejtoresha e burimeve njerëzore pranë DM Consulting, Znj. Mete vlerësoi pjesëmarrjen e lartë dhe interesin e  treguar nga studentët në këto trajnime, duke shtuar se me atë që ajo ka parë në këto trajnime është e sigurtë që çdo student i Universitetit Epoka, e ka shumë të lehtë të përshtatet me tregun e punës, falë imazhit të mirë dhe punës së madhe që kryhet në këtë Universitet.
 Në vijim të seminareve, Zyra e Planifikimit të Karrierës dhe e të diplomuarve do të zhvillojë një seancë informimi për studentët, të cilët do të kenë mundësi të marrin informacion për të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në panairin e karrierës të organizuar nga universiteti.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share