arrow

news

Seminar mbi tė drejtat e Autorit organizohet nė Universitetin Epoka

February 6th, 2015

Seminar mbi tė drejtat e Autorit organizohet nė Universitetin Epoka

Seminar mbi tė drejtat e Autorit organizohet nė Universitetin Epoka

Më datë 6 shkurt 2015  në ora 9:30 në auditorët e Epoka University u organizua një seminar ndërgjegjësimi me studentët e këtij institucioni arsimor në lidhje me çështjet që i përkasin të drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të në Republikën e Shqipërisë. Ky aktivitet vjen në kuadër të sensibilizimit dhe të informimit të të gjithë komunitetit dhe shoqërisë si dhe kategorive të caktuara /grupe interesi, që ZSHDA, ka në fokus parësor të punës së saj.

Ky aktivitet përveç natyrës së tij informuese dhe sensibilizuese mbi çështjet e të drejtave të autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të në Shqipëri, ka si qëllim dhe edukimin e brezit të ri duke u kultivuar atyre ndërgjegjësimin mbi rëndësinë që mbart respektimi dhe mbrojtja e këtyre të drejtave në zhvillimin ekonomik dhe socio-kulturor të vendit.

Zbatimi i së drejtës në lidhje me mbrojtjen e pronësise intelektuale, është një element themelor për zhvillimin e konkurrencës së rregullt dhe të drejtë në çdo aspekt të jetës sociale dhe ekonomike të një vendi.

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, në nenin 27 të saj specifikon se: “Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin  nga çdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i të cilave është ai vetë”

Ministria e Arsimit dhe Sporteve luan një rol thelbësor në krijimin dhe forcimin e ndërgjegjesimin qytetar në çështjet e të drejtave të pronësisë intelektuale. Pikerisht, ndërgjegjësimi i publikut si dhe arsimimi në këto çështje janë ndër shtyllat kryesore të strategjise Kombëtare të Zbatimit të të Drejtave të PI 2010-2015.

Në semirar morën pjesë Drejtori i Zyres Shqiptare per te Drejtat e Autorit, Z. Evien Dako dhe lektorë që japin Lëndën e Pronësisë Intelektuale në Epoka University. Të ftuarit bashkëbiseduan me studentët, duke ilustrua raste dhe shembuj nga praktika gjyqësore shqiptare.

Pritshmëritë nga seminari janë edukimi dhe informimi i brezit të ri si gur themeltar në uljen e piraterisë në vend. Shoqëria shqiptare vjen nga një mentalitet i cunguar sa i përket respektimit të mendjes së njeriut, pasi krijimtaria konsiderohej pronë publike. Eksperienca botërore ka treguar rezultate të dukshme dhe realiste në këtë drejtim. Ajo ç`ka synohet të arrihet nëpërmjet kësaj nisme janë:

  •   Përcaktimi i roleve dhe i përgjegjësive që kanë Institucionet Arsimore se bashku me Ministrinë në zbatimin e të drejtave të pronësisë Intelektuale
  •  Zhvillimi i kurrikulave mesimore në të gjitha nivelet e arsimimit, duke përfshire në to edhe temat të vecanta të drejtave të pronësisë intelektuale.
  •   Fushata periodike ndërgjegjësimi që bazohen në krijimtarinë e zhvilluar nga vetë nxënësit dhe studentët.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share