arrow

news

Seancė trajnimi mbi Science Direct Journal Freedom Collection dhe Scopus nga Elsevier

April 16th, 2015

Seancė trajnimi mbi Science Direct Journal Freedom Collection dhe Scopus nga Elsevier

Seancė trajnimi mbi Science Direct Journal Freedom Collection dhe Scopus nga Elsevier

Më 16 prill 2015, përfaqësuesit e Elsevier mbajtën një seancë trajnimi për stafin akademik dhe studentët e Universitetit “Epoka” në lidhje me Science Direct Journal Freedom Collection dhe Scopus, të cilat janë baza të dhënash  të kërkimit akademik të menaxhuara nga Elsevier. 
Seanca e trajnimit filloi me fjalimin e Rektorit, Prof. Dr. Remzi ALTIN, i cili vlerësoi mundësinë që i jepet  stafit akademik dhe studentëve të Universitetit  “Epoka” për të qënë të përditësuar me botimet më të fundit shkencore nëpërmjet bazave të të dhënave në fjalë. Seanca e trajnimit vijoi me prezantimet e mbajtura nga përfaqësuesit e Elsevier Lucie Vavrikova dhe Peter Porosz në lidhje me përdorimin e dy bazave të të dhënave Science Direct Journal Freedom Collection dhe Scopus.
Universiteti “Epoka” e mbështet aktivisht themelimin e një konsorciumi ndërmjet universiteteve shqiptare që do të sigurojë akses të vazhduar për stafin akademik, kërkuesit dhe studentët shqiptarë në bazat e të dhënave në fjalë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share