arrow

news

sALvia, produkti i studentėve tė Epokės fiton ēmimin e Inovacionit nė konkursin “Ki Kurajo: ndėrrmerr dhe inovo”

December 19th, 2013

sALvia, produkti i studentėve tė Epokės fiton ēmimin e Inovacionit nė konkursin “Ki Kurajo: ndėrrmerr dhe inovo”

sALvia, produkti i studentėve tė Epokės fiton ēmimin e Inovacionit nė konkursin “Ki Kurajo: ndėrrmerr dhe inovo”

Projekti “sALvia” i ideuar dhe prezantuar nga ekipi i studentëve të Departamentit të Administrim Biznesit në Universitetit Epoka, i përbërë nga znj. Denisa Dedej, z. Dejvi Bregu, z. Frenkli Misja dhe z. Nadiel Çadri, një nga 187 projektet e paraqitura në konkursin kombëtar “Ki Kurajo: ndërrmerr dhe inovo”, i organizuar nga Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA), është vlerësuar me çmimin e Inovacionit. Konkursi në fjalë u zhvillua në 3 faza, ku në fazën e parë dhe atë të dytë, pjesmarrësit paraqitën idetë e tyre, të cilat u vlerësuan dhe konsultuan me ekspertët më të mirë të institucioneve dhe kompanive pjesmarrëse.  Produkti “sALvia”, një nga 12 planet e biznesit të paraqitur nga pjesmarrësit, është vlerësuar nga juria e këtij konkursi si një prej projekteve me inovative dhe u shpërblye me një çmim prej 3 mijë Euro. Faza finale e konkursit u zhvillua me datë 17 dhjetor 2013 në ambientet e Hotel Sheraton Tirana dhe u transmetua direkt nga Digitalb.

Sipas ideatorëve dhe prezantuesve të këtij projekti, “sALvia“ është fryt i një pune serioze në grup të 4 pjesëtarëve të ekipit. “Në këtë rrugëtim përpos çmimit dhe vlerësimit, interesit, kreativitetit dhe dëshirës për të realizuar një projekt serioz, ajo që duhet vlerësuar si çelësi i suksesit është puna e mirë në grup dhe mbështetjes së pakursyer të profesorëve të Universitetit Epoka, të cilët na kanë mbështetur përgjatë dy muajve të kohëzgjatjes së ideimit, realizimit dhe prezantimit të projektit”, u shprehen ata. “Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë ata që na ndihmuan në realizimin e këtij produkti, familjarëve, shokëve për suportin e vazhdueshëm dhe të gjithanshëm. Shpresojmë që sALvia-n ta kemi në dorë shumë shpejt”, u shpreh ata.

Denisa Dedej është studente në vitin e tretë në Departamentin Financë Bankë në Universitetin Epoka, Dejvi Bregu dhe Frenkli Misja janë studentë në vitin e dytë në programin Marketing Ndërkombëtar dhe Llogjistikë në Universitetin Epoka, ndërsa Nadiel Çadri është student në vitin e dytë Master në profilin Bioteknologji në Universitetin e Tiranës.

Konkursi kombëtar "Ki Kurajo: ndërmerr dhe inovo" ka thithur 187 aplikime biznes-idesh nga të cilët 158 kaluan në fazën e dytë, e cila konsistonte në redaktimin e një plani më të detajuar të idesë së biznesit në mënyrë që ajo të kthehej në një Plan Biznesi të vërtetë, nga të cilët 12 projekte kaluan në fazën finale.

Juria e këtij konkursi përbëhej nga përfaqësues tejet të suksesshëm të biznesit shqiptar si Z. Agron Shehaj (CEO - IDS Call Center), Z. Dionis Teqja (CEO - Teqja International), Znj. Eneida Guria (CEO - AIDA), Znj. Ardiola Hrstic (Procredit Bank), Z. Genti Kaçi (CEO - Agna Group).

Konkursi "Ki Kurajo: Ndërmerr dhe Inovo", i organizuar nga Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) kishte si qëllim kryesor promovimin e sipërmarrësve të rinj, frymëzimin e sipërmarrësve potencialë, si dhe bashkimin e ideve premtuese të biznesit me burimet financiare dhe kontaktet e biznesit. "Ki kurajo", sipas organizatorëve synon të zhvillojë konkurrencën e bizneseve "startup-s" nëpërmjet mbështetjes për inovacion dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor, të mbështesë çdo ide inovative për zhvillimin e produktit, të proceseve, të marketingut apo dhe të menaxhimit si dhe të asistojë sipërmarrësit e rinj shqiptarë të jenë sa më efikasë në hapat e tyre të pare për të filluar një biznes.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share