arrow

news

Renditja e Webometrics, Universiteti Epoka sėrish mė i miri nė Shqipėri

August 1st, 2014

Renditja e Webometrics, Universiteti Epoka sėrish mė i miri nė Shqipėri

Renditja e Webometrics, Universiteti Epoka sėrish mė i miri nė Shqipėri

Edhe pas publikimit të të dhënave të reja nga “Webometrics Ranking of World Universities" (Renditja e Universiteteve Botërore Webometric) për gjysmën e parë të vitit 2014, Universiteti Epoka renditet sërish universiteti më i mirë në Shqipëri. Renditja e Universiteteve botërore Webometrics është një iniciativë e Cybermetrics Lab, një grup kërkimor i cili i përket Consejo Superior de Investigaciones Científicas (CSIC), një nga grupet më të mëdha kërkimore me qendër në Spanjë dhe vlerëson rreth 20.000 institucione të arsimit të lartë në të gjithë botën.

Renditja si universiteti më i mirë në Shqipëri edhe për gjashtë mujorin e parë të vitit 2014, është dëshmi e faktit se Universiteti Epoka përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në punën akademike që nga themelimi i institucionit. Kjo renditje vjen si njohjen e nivelit të mirë të punës shkencore të botuar nga fakultetet si dhe pasurimi dhe publikimi i informacionit të dhënë nga burimet elektronike të Universitetit.

Renditjen e lartpërmendur mund ta gjeni në http://www.webometrics.info/en/Europe/Albania

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share