arrow

news

Rektori i Universitetit Ndėrkombėtar Burch zhvillon njė vizitė nė Universitetin Epoka

May 3rd, 2014

Rektori i Universitetit Ndėrkombėtar Burch zhvillon njė vizitė nė Universitetin Epoka

Rektori i Universitetit Ndėrkombėtar Burch zhvillon njė vizitė nė Universitetin Epoka

Më 2 maj 2014, Prof. Dr. Mehmet Uzunoğlu, Rektor i Universitetit Ndërkombëtar Burch në Sarajevë (Bosnje-Hercegovinë), vizitoi Universitetin Epoka, ku zhvilloi një takim me Prof. Dr. Remzi Altın, Rektor i Universitetit Epoka.

Diskutimet u përqendruan në konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat që kanë të bëjnë me organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, organizimin e veprimtarive të përbashkëta arsimore dhe social-kulturore për studentët (workshop-e, konkurse, turne sportive, etj), pjesëmarrja në konsorciume të ngritura në kuadër të projekteve kërkimore të financuara nga BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, si dhe programet e shkëmbimit të studentëve dhe stafit.

Të dy rektorët shprehën vullnetin për të konsoliduar dhe zhvilluar më tej bashkëpunimin dypalësh në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit rajonal ndërmjet universiteteve të Ballkanit Perëndimor.
 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share