arrow

news

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi ALTIN vizitoi kompaninė Albanian Mobile Communication

May 10th, 2014

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi ALTIN vizitoi kompaninė Albanian Mobile Communication

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi ALTIN vizitoi kompaninė Albanian Mobile Communication

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi ALTIN kreu një vizitë në kompaninë Albanian Mobile Communication, në kuadër të përgëzimit për pjesëmarrjen e AMC në Panairin e Parë të Karrierës organizuar nga Universiteti Epoka. Prof. ALTIN ​​u mirëprit nga Drejtori i Sektorit të Organizimit dhe Zhvillimit i AMC, z. Arben Cela.

Prof Dr Remzi ALTIN ​​shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe kontributin e çmuar të AMC në Panairin e Parë e Karrierës. Gjatë vizitës, Rektori i Universitetit Epoka gjithashtu tha shprehimisht: “Në Universitetin tonë studentët janë në qendër të vëmendjes, për këtë arsye stafi i Universitetit “Epoka” angazhohet që nga dita e parë që studentët hyjnë në Universitetin tonë deri në punësimin e tyre, kështu që nuk është rastësi që deri tani 91% e të diplomuarve tanë janë të punësuar. Ky ishte edhe qëllimi kryesor i Panairin e Karrierës, t`i jepte mundësi për të hedhur hapin e parë drejt tregut të punës. "

Z. Arben CELA falënderoi Prof. ALTIN ​​për vizitën e realizuar në ambjentet e AMC dhe përgëzoi Universitetin Epoka për organizimin e shkëlqyer të Panairit të Karrierës. Z. Cela u shpreh se ftesa për pjesëmarrje në Panairin e Karrierës u pranua me kënaqësi nga AMC-ja, sepse kur ai punonte në një nga bankat më të rëndësishme në Shqipëri ishte impresionuar nga performanca e studentëve të Universitetit “Epoka” gjatë praktikës së tyre mësimore. Ai përmendi gjithashtu se ajo që ndryshon Universitetin Epoka nga të tjerët është cilësia e tij e lartë.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share