arrow

news

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi ALTIN krey njė vizitė tek Vodafone Albania

May 10th, 2014

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi ALTIN krey njė vizitė tek Vodafone Albania

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi ALTIN krey njė vizitė tek Vodafone Albania

Në datën 7 maj 2014, Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi ALTIN krey një vizitë tek Vodafone Albania. Rektori u mirëprit në ambjentet e Vodafone Albania nga Përgjegjësja e Zyrës së Burimeve Njerëzore, znj. Alma VARFI. Gjatë kësaj vizite u diskutua mbi përshtypjet e përfaqësuesve të Vodafone Albania në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në Panairin e Karrierës, i cili u organizua nga Universiteti Epoka. Prof. ALTIN përshëndeti dhe falenderoi Vodafone Albania për pjesëmarrjen dhe kontributin e vyer  në Panairin e Parë të Karrierës si dhe për mundesinë që Vodafone Albania i ofroi studentëve të Universitetit Epoka në lidhje me mundësitë për punësim dhe praktika mësimore. Të dyja palët diskutuan gjithashtu për mundësitë e punësimit që aktiviteti në fjalë ofroi për studentët.

Në këtë kontekst, znj. Varfi falenderoi Rektorin e Universitetit Epoka në lidhje me ftesën për pjesëmarrje drejtuar Vodafone. Ajo shprehu gjithashtu përshtypjet më të mira për organizimin e detajuar të Panairit të Karrierës në lidhje me angazhimin e stafit të Universitetit si dhe për cilësinë e lartë të nxënësve të intervistuar nga Vodafone Albania.

Duke marrë parasysh nivelin e lartë të arsimimit të Universitetit Epoka, znj. Varfi dhe Prof Altin diskutuan mbi mundësitë e krijimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi midis dy institucioneve.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share