arrow

news

Rektori i Universitetit “Epoka”, Prof. Dr. Remzi Altın, zhvillon njė vizitė nė Universitetin Ndėrkombėtar Burch nė Sarajevė

May 6th, 2015

Më 2 maj 2015, Prof. Dr. Remzi Altın, Rektor i Universitetit “Epoka”, vizitoi Universitetin Ndërkombëtar Burch në Sarajevë (Bosnje-Hercegovinë), ku zhvilloi një takim me Prof. Dr. Mehmet Uzunoğlu, Rektor i Universitetit të Burch-it.
Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar ndërmjet dy universiteteve më 23 maj 2013, duke mbuluar një numër të madh të fushave të interesit të përbashkët. Gjithashtu, Universiteti “Epoka” ka qenë partner në organizimin e Konferencës së 3-të Ndërkombëtare për Studimet Ekonomike dhe Sociale (ICESoS’15), e cila u zhvillua në Universitetin Ndërkombëtar Burch, Sarajevë në datat 24 - 25 prill 2014.
Në këtë kuadër, dy rektorët diskutuan për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushat që kanë të bëjnë me organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore si dhe organizimin e veprimtarive të përbashkëta arsimore dhe social-kulturore për studentët.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share