arrow

news

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın vizitoi KPMG Albania

May 11th, 2014

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın vizitoi KPMG Albania

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın vizitoi KPMG Albania

Në kuadër të vizitave në kompanitë pjesëmarrëse në Panairin e Parë të Karrierës, organizuar nga Universiteti Epoka, Rektori i Universitetit Epoka, Prof.Dr. Remzi Altın vizitoi më 09 maj 2014, KPMG Albania, një rrjet global i firmave profesionale që ofrojnë shërbime këshilluese në fushat e auditimit, taksave etj. Gjatë vizitës, Prof. Altın u mirëprit në ambientet e KPMG-së nga Përgjegjës të Zyrës së Burimeve Njerëzore, Znj. Valmira Vejuka dhe znj. Anisa Subashi, të cilave Rektori i Universitetit Epoka i shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe kontributin e kompanisë së tyre në Panairin e Parë të Karrierës.

Gjatë takimit, u bisedua për nivelin e lartë të Panairit dhe cilësinë e studentëve. Në të njëjtën kohë përfaqësuesit e kompanisë treguan interes për të realizuar një intervistë të dytë me studentët të cilët ata paten mundësi t`i intervistonin ditën e panairit, duke i parë ata si të aftë për t`u punësuar në kompani të ndryshme me të cilat KPMG ka bashkëpunim.

Panairi i Karrierës ishte hapi i parë për të pasur një bashkëpunim më të ngushtë midis Universitetit Epoka dhe KPMG si dhe me kompani të tjera që morën pjesë këtë aktivitet.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share