arrow

news

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın vizitoi Deloitte Albania

May 12th, 2014

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın vizitoi Deloitte Albania

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın vizitoi Deloitte Albania

Më 09 Maj 2014 Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın vizitoi Deloitte Albania, ku u mirëprit nga Partneri për taksat i Deloitte, z. Olindo Shehu. Qëllimi i kësaj vizite ishte për të falënderuar përfaqësuesit e Deloitte Albania për pjesëmarrjen e tyre të çmuar në Panairin e Parë Karrierës. Deloitte është markë nën të cilin dhjetëra mijëra profesionistë të përkushtuar në firmat e pavarura në të gjithë botënbashkëpunojnë për të siguruar auditim, konsultim, këshillim financiar, menaxhimin e riskut dhe shërbime të taksave për klientët e zgjedhur.

Prof. Dr. Remzi Altın shprehu mirënjohjen e tij për pritjen në ambientet e Deloitte, ndërsa zoti Shehu shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen e Deloitte në Panairin e Karrierës. Në këtë kontekst, Prof. Altın siguroi zotin Shehu se Panairi i Karrierës synon të bëhet një traditë për Universitetin Epoka, duke qënë se ofron mundësi shumë të mira për familjarizimin e studentëve me tregun e punës dhe pse jo për të gjetur një punë të mirë, dhe në të njëjtën kohë kjo është një mundësi e madhe për kompanitë për të zbuluar studentët që do të jenë aset shumë i vlefshëm për ta.

Z. Olindo SHEHU falenderoi Prof Dr Remzi ALTIN për vizitën e tij të veçantë në Zyrën e Deloitte Albania. Gjithashtu Z. Shehu përshëndeti Rektorin për organizimin e shkëlqyer të Panairit të Karrierës. Ai u shpreh gjithashtu përshtypjet e tij më të mira në lidhje me nivelin e e lartë të edukimit të studentëve të Universitetit “Epoka” të cilin e kishte vënë re pas intervistave të punës të kryera me studentët njëkohësisht ai u shpreh se beson që studentët e Universitetit “Epoka” janë potencial i fuqishëm për tregun shqiptar të punës.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share