arrow

news

Rektori i Universitetit Epoka, Prof.Dr. Remzi Altın, vizitoi Agjencinė e Kėrkimit, Teknologjisė dhe Inovacionit.

April 16th, 2015

Rektori i Universitetit Epoka, Prof.Dr. Remzi Altın, vizitoi Agjencinė e Kėrkimit, Teknologjisė dhe Inovacionit.

Rektori i Universitetit Epoka, Prof.Dr. Remzi Altın, vizitoi Agjencinė e Kėrkimit, Teknologjisė dhe Inovacionit.

Rektori i Universitetit Epoka Prof. Dr. Remzi Altın u prit në një takim miqësor nga drejtoi i ri i AKTI-it, Z. Geron Kamberi dhe përfaqësues  tjerë nga të dy Institucionet. 
Në bisedën e tij drejtori theksoi se: “Në këtë mjedis të lëkundur dhe të vështirë ekonomik rajonal, mbase edhe në sferën e arsimit të lartë, ne po vazhdojmë me këmbëngulje të promovojmë vlerën e vërtetë të arsimit të lartë, duke ruajtur krahasueshmëritë me nivelet akademike, hulumtuese dhe standardet e shërbimit me ato të universiteteve evropiane dhe rajonale”.
Rektori Altın pikë së pari uroi drejtorin për postin e ri që i është besuar dhe në vazhdim e njoftoi Z. Kamberin  për misionin e Universitetit Epoka, arritjet e deritanishme dhe sfidat e ardhshme për universitetet në përgjithësi si dhe në veçanti për arritjet e këtij universiteti. Rektori Altın përcolli në bisedën e tij faktin se Epoka do të vazhdojë me ritëm të lartë të kultivojë karakterin ndërkombëtar të universitetit dhe praktikat më të mira në këtë fushë, duke ndjekur rekomandimet dhe kërkesat e tregut dhe shoqërisë, nëpërmjet hartimit të programeve studimore për rajonin, për t’i shërbyer të diplomuarve që do të akumulojnë dije, shkathtësi dhe kompetenca për t’u ballafaquar me një treg të integruar dhe të një konkurrence në rritje.
Në këtë takim Z. Kamberi konfirmoi edhe njëherë dëshirën e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit për të bashkëpunuar edhe më tej me Universitetin EPOKA. 

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share