arrow

news

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın, mori pjesė nė Simpoziumin Ndėrkombėtar

December 24th, 2014

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın, mori pjesė nė Simpoziumin Ndėrkombėtar

Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Remzi Altın, mori pjesė nė Simpoziumin Ndėrkombėtar

Rektori i Universitetit “Epoka”, Prof. Dr. Remzi Altin, mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar me temë "Alevizmi dhe Bektashizmi në kontekstin e debatit mbi fenë dhe identitetin", organizuar më 15 maj 2013, nga Universiteti Onsekiz Mart i Çanakkalesë, në Çanakkale, Turqi.

Punimet e Simpoziumit u përqendruan në zhvillimin e Alevizmit dhe Bektashizmit si një urdhër i veçantë brenda besimit islam, si dhe mbi pasojat historike dhe sociologjike të zhvillimit dhe zgjerimit të këtij urdhri kryesisht në Turqi dhe në Ballkan. Bektashizmi ka pasur një prani historike në Shqipëri dhe vendi ruan një nga përqindjet më të larta të bektashinjve në mesin e popullsisë.

Gjatë fjalimit të mbajtur me këtë rast, Prof. Altin preku funksionin unifikues që universitetet duhet të kryejnë dhe vuri theksin në rëndësinë e Simpoziumit, duke u shprehur se ndarjet janë në fakt zhvillime të panatyrshme të shkaktuara nga vetë qeniet njerëzore. Në përfundim të fjalimit të tij, Prof. Altin gjithashtu u shpreh se Universiteti “Epoka” do të jetë i kënaqur që të organizojë në të ardhmen një simpozium të tillë që i jep përparësi aspekteve njerëzore.

Contact

Media and Public Relations Office

pr@epoka.edu.al

+355 4 22 32 086

Share